Ultimatumi, sot aktorët ngrejnë çadrën e ngujimit para Teatrit Kombëtar

Premte, 15 June 2018 11:06

Në orën 19.00 skadon ultimatum për kryeimnistrin rama e qeveirnë e tij për t’u tërhequr nga projekti mafioz i prishjes së TK dhe ngritjen në vend të tij të kullave të drogës. Edhe pas dëgjesës së djeshme aktorët nuk kanë rënë dakord me kryebashkiakun Veliaj.  “Në dëgjesën që u bë Veliaj dhe Kumbaro u hoqën sikur na dëgjuan, por aty duhet të ishte dhe kryeministri. Ne nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona deri sa ata të tërheqin projektligjin që ne kundërshtojmë për Teatrin Kombëtar. Ne do të vendosim të premten çadrën te Teatri Kombëtar, jo si ngujim, por si vendtakim në kuvendin e munguar të shqiptarëve. Te çadra ne do të zhvillojmë takimet, aty do të ftohen të flasin edhe specialistët, arkitektë për të folur për vlerat arkitekturore, njerëz të trashëgimisë, etj. Në këtë pikë ne mendojmë të detyrojmë politikanët që të marrin vendime pro vendit dhe jo gënjeshtra”, tha producenti Budina. Në takimin që u zhvillua dje artistët në fjalët e tyre i shprehën kryebashkiakut Veliaj dhe ministres Kumbaro se është krijuar një klimë mosbesimi dhe mungesë sinqeriteti me çfarë ka ndodhur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...