×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mirush Kabashi për Fadil Hasën: Mjeshtër i rrallë

Tuesday, 17 July 2018 09:19

Pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh të humorit Fadil Hasa, ka shprehur ngushëllimet dhe vlerësimin e tij edhe artisti i madh Mirush Kabashi.

Kabashi në një reagim në Facebook shpreh vlerësimet më të mëdha për Hasën.

“Sot ndërroi jetë njeri prej atyre mjeshtrave të rrallë të humorit që thjeshtësinë e ktheu në art. Ai ishte komediani dhe humoristi që të qeshurat tek publiku i shkaktonte me batutat origjinale dhe jo me banalitet ordiner siç bëhet rëndomë sot. Të gjithë popullit i kujtohet kur dilnin skeçet e tij me rastin e programit të Vitit te Ri dhe e gjithë familja nga fëmija deri tek gjyshi, qeshnin me shpirt. Fatkeqësisht të tillë njerëz po i mbarohen Shqipërisë dhe humorit shqiptar, duke ua lënë vendin ca pseudo-humoristëve nga rruga që bëjnë humor burgu e u duket vetja të mëdhenj. Respekt për këtë figurë të paharrueshme që aq shumë na bëri të qeshim me origjinalitetin e tij”, shkruan Mirush Kabashi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...