Filmi dhe muzika/ Elina Duni, koncert në Pejë më 16 gusht

Hënë, 13 August 2018 09:33

Me tingujt e saj unikë, të gërshetimit të muzikës tradicionales dhe jazzit,  këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, më 16 gusht do gjallërojë pjesën zbavitëse të festivalit Anibar. Për të kompletuar formacionin, me këtë rast, duo fton bateristin italian Enzo Zirilli tingujt e të cilit i pasurojnë këngët e përjetshme popullore. Koncerti do të mbahet në datën 16 gusht në parkun Karagaq në Pejë. Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar shënon edicionin e nëntë këtë vit dhe mbahet prej 13 deri me 19 gusht në Pejë duke e trajtuar temën e barazisë gjinore. Festivali është i kompozuar nga aktivitete të ndryshme; shfaqja e filmave te animuar në programin garues, punëtori për animacion, programe speciale, prezantime nga profesionistë të animacionit, koncerte, masterklasa, etj.

Elina Duni që nga viti 2012 ka nënshkruar kontratë me ECM Records. Ajo pa dyshim është një prej artisteve të rralla krijuese dhe interpretuese. Kombinimi i këngëve tradicionale folklorike shqiptare me jazzin ka zgjuar kureshtje dhe duartrokitje, tek njohësit e muzikës. Për këtë projekt, Elina Dunit do t’i bashkangjitet kitaristi Rob Luft, i vlerësuar si një prej yjeve në ngritje të skenës bashkëkohore të Jazzit Londinez. Performansa e Luft përmban oshëtime të Afrikes Perëndimore, folklorit anglez dhe rock indie, të cilat gjejnë një homologe ideale në vokalin e Elina Dunit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...