Van Gogh i Willem Dafoe në garë për “Luanin e Artë”

Tuesday, 04 September 2018 09:14

Është dita e regjisorit Julian Schanabel që sjell në Venecia 75 “At eternity’s gate”, një film për vitet e fundit të Vincent Van Gogh, i interpretuar nga Willem Dafoe.

Nuk është një biografi, por një sërë skenash të frymëzuara nga pikturat e piktorit, ngjarjet e jetës së tij të pranuara zakonisht si ngjarje të vërteta, thashetheme. Në Orizzonti shfaqet “La profezia dell’armadillo”, përshtatja e e novelës kult të Zerocalcare.

20 vjet pas kryeveprës së jetës së tij “Basquiat”, Schnabel kthehet të provojë një botë të afërt me ndjeshmërinë e tij, atë të artit dhe të identifikimit të artistit me punën e tij. Përveç Dafoe në kastin e aktorëve është edhe Rupert Friend, Oscar Isaac, Mads Mikkelsen, Mathieu Amalric, Emmanuelle Seigner, Niels Arestrup.

Në garë për “Luanin e Artë” janë edhe hungarezi László Nemes (ish-fitues i çmimit Oskar me “Figlio di Saul”) dhe “Napszallta”.

Jashtë konkursit është filmi me regji të Emir Kusturica “El Pepe, una vida suprema”, i përqendruar në jetën e ish-anëtarit të Tupamaros, José Pepe Mujica: një njeri i përulur që u bë president i kombit të tij, duke qëndruar besnik i asaj që besonte, por në të njëjtën kohë duke përqafuar edhe ndryshimin. Është historia e një aktivisti politik dhe një luftëtari të së majtës latinoamerikane.

Jashtë konkursit në festival gjithashtu janë edhe “Dragged across concrete”, me regjisor S. Craig Zahler me Mel Gibson, Vince Vaughn, Tory Kittles. Një film aksion me dy policë të akuzuar për metodat e tyre të dhunshme. Shumë i pritur veçanërisht për fansat Zerocalcare, ai arrin në Lido në seksionin Orizzonti “La profezia dell’armadillo”, nga Emanuele Scaringi me Simone Liberati, Valerio Aprea, Pietro Castellitto, Laura Morante.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...