Gjergj Xhuvani zbret në sheshin e xhirimit me "Liqeni im"

Tuesday, 04 September 2018 16:30

Gati një vit pas premierës së filmit “Ëngjëjt janë larg” me të cilin korri një sukses të padiskutueshëm, regjisori Gjergj Xhuvani rikthehet në botën kinematografike me një tjetër projekt që pritet të ketë sukses. QKK njofton se filmi “Liqeni im”, ka nisur xhirimet. Gjergj Xhuvani është skenarist e regjisor i filmit, që u votua si projekti më i mirë nga 54 projekte të 37 vendeve anëtare të Euroemage, gjatë mbledhjes së 150-të të Bordit Menaxhues që u zhvillua në Armeni më 12 deri 16 mars 2018.

Një bashkëprodhim midis Shqipërisë, Italisë e Maqedonisë dhe mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ky film tregon historinë e një Kristos, një djaloshi inteligjent,  i cili mendon shpesh për kuptimin e fjalisë “Liqeni im”, që është shkruar në tabelë nga mësuesi i tij.

“Liqeni im” mund të na jap të gjitha nëse ne dimë se si ta pyesim”, shprehet Kristo. Ai jeton në një fshat afër liqenit Prespë, një lum i ndarë në tri shtete, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Greqinë. Kristo, pronari i një varkë të vogël peshkimi përfiton nga kjo situatë gjeografike dhe transporton drogë nga Shqipëria në Maqedoni.

Kristo rritet duke adhuruar dy shitës droge, me të cilët punon, Ismailin dhe Paskon. Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi ai fillon që të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën.

Megjithatë çdo gjë do të ndryshojë, kur Ismaili vendos që të mbizotërojë në tregtinë e drogës që po ndodh në liqen dhe aty ndërhon policia, duke tronditur të gjithë komunitetin e vogël.

Historia do të përfundojë në mënyrë tragjike, duke i dhënë Kristos një mësim të rëndësishëm për jetën.

Filmi,  një prodhim i “On Film Production” – Shqipëri,  Hermes Film – Itali, Corvus Film – Kroaci, Added Value Films – Kosovë, Fokus Film – Maqedoni. “Liqeni im” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri, Agjensia e Filmit – Maqedoni, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Audiovizuale e Filmit – Kroaci etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...