×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gjendet piktura e famshme e Chagall e vjedhur 30 vjet më parë në New York

Saturday, 14 Prill 2018 19:39

Një pikturë e Marc Chagall e vjedhur në New York 30 vjet më parë është gjetur nga Fbi dhe do t’i kthehet trashëgimtarëve. Piktura, e titulluar ‘Otello dhe Desdemona’, është mbajtur e fshehur për vite në një depo të Marylan, kështu që poseduesi i saj nuk ka pasur kurrë mundësinë ta varë në mur.

Ai u përpoq vitin e kaluar me këshillën e një galerie për ta shitur, por nuk arriti dot dhe ja dorëzoi pikturën Fbi-së. Piktura ishte blerë nga një çift, Hellers, në vitet Njëzet dhe u vodh nga apartamenti i tyre në 1988, atëherë ata 80 vjeçar, në Mahnatan, në Upper East Side.

Pasi ishin kthyer nga pushimet vjetore prej dy muajsh nga Aspen, në Colorado, çifti kishte gjetur apartamentin bosh nga pikturat dhe bizhuteritë, tapetet, të gjitha me një vlerë rreth 600 000 dollarë.

Hetimi zbuloi që kishte qenë një punëtor që kishte marrë ‘Otellon dhe Desdemonën’. Në një ankand të 1974 piktura ishte vlerësuar me një vlerë nga 50.000 në
65 000 dollarë.

Trashëgimtarët e pikturës kanë thënë që do ta shesin dhe do të shlyejnë sikuracionin, ndërsa pjesën që mbetet do ja japin organizatave jo fitimprurëse.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...