Hienat po shkatërrojnë Teatrin Kombëtar, tempull i kulturës

E Enjte, 20 September 2018 15:31

Regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj shprehet se që nga viti 1947 teatri rezistoi për disa dekada. Por për aktoren sot po harrohet se çfarë iu intereson artistëve. Në reagimin e saj që nga Italia aktorja shkruan se në vijim të dëmtimeve të trashëgimisë, këtë herë duket se i erdhi radha Teatrit Kombëtar, gjë e cila ka gjetur kundërshtim jo vetëm te artistët, por dhe më gjerë. “Tani radha i erdhi Teatrit Kombëtar.

Shfaqja e parë shqiptare u vu në maj 1945 dhe qysh nga viti 1947 ku mori edhe emrin Teatri Popullor e deri më 2018 nën emërtimin Teatri Kombëtar i rezistoi disa sistemeve dhe dhjetëra dekadave. Jemi sot në vjedhjen më të madhe dhe kastrimin e memories artistike në vend”, shprehet regjisorja Thomaraj në reagimin e saj.

Çështja e Teatrit Kombëtar ka bërë që gjatë kësaj kohe të ketë shumë rea­gime, duke kundër­shtuar vendimet që çojnë në shembjen e teatrit. Për një pjesë të artistëve kjo gjë është e pa­pranueshme, dhe sipas aktores nuk iu interesojnë kullat në qendër të qytet­it. “Kujt i intereson kulla në qendër të qytetit?! Sigurisht as artistëve dhe as artdashësve, atëherë pse gjithë kjo bujë dhe protesta kur askush nuk kërkon diçka tjetër veç restaurimit të godinës historike, teatrit të parë të ndërtuar në Shqipëri në 1938-‘39 pas amfiteatrove, që dato­jnë qysh nga koha e antikitetit. Përse qeveria me prepotencë vetëvendos në kundërshti me dëshirat e taksapaguesve të shkatërroj tempullin e kulturës shqiptare!”, vijon Thomaraj. Sipas regjisores dhe aktores, teatri është zëri i të gjithëve dhe meriton të jetë në vendin ku është sot.

“Një klan antivlerash të mbledhura si hijena pas kockës vertebrale kërkojnë të thithin palcën e fundit, (theksoj të fundit pasi po të kthehemi në kujtese emocionale Tiranës po i shuhet memoria kolektive, duke tjetër­suar ose asgjësuar të gjitha godinat domethënëse për qytetarët dhe gjeneratat). Godina e teatrit na krijoi katarsis shpirtëror në jetët tona, ai mbushi zemrat dhe mendjet e qytetarëve qysh pas lufte e deri më sot. Ai teatër është zëri i të gjithëve dhe si­kur vetëm për këtë ai meriton të jetë atje dhe ashtu siç është”, përfundon regjisorja dhe aktorja Eliona Thomaraj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...