Kumbaro, “e dashuruar” me trashëgiminë kulturure, nën moton: " “E shkuara pasuron të ardhmen”

Saturday, 29 September 2018 18:04

Fare “rastësisht” në një ditë kur Kryeministri gjendet në Korcë, edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka marrë pjesë në aktivitetet për Ditën Kombëtare të Trashëgimisë,  në qytetin e Korçës, ku prej dy ditësh po ndjek nga afër punimet në kantieret e restaurimit të monumenteve. Ndërkaq, ajo mori pjesë në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”, në një seminar të zhvilluar sot në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë për rëndësinë e konservimit dhe restaurimit. Në seminar ishin pjesëmarrës nxënës të shkollës së arteve “Tefta Tashko”.  Kumbaro theksoi se “Edukimi përmes kulturës” është një ndër programet më të rëndësishme të Ministrisë së Kulturës që po zbatohet në mbarë vendin.

“Në vërtet kemi trashëguar pasuri të shumta kulturore, por kemi edhe detyrimin që t’ua lemë trashëgim të rinjve. Dhe kjo nuk bëhet me urdhëra administrativë e as vetëm me vullnete politike, por bëhet me një punë të përditshme të edukimit të brezave të rinj. Trashëgimia kulturore së pari është çështje dashurie. Nëse ne nuk ia përcjellim atyre këtë dashuri, nuk kemi garancinë që nesër dikush do kujdeset për trashëgiminë kulturore”, tha Kumbaro.  

Aktualisht, në Korçë po punohet në restaurimin e Urës së Golikut në Pogradec, në Kishën e Shën Gjergjit në Vithkuq, si dhe në blloqet e tjera të Pazarit Historik të Korçës. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre restaurimeve kryhen në kuadër të programit “Rrugët e Besimit”, që synon restaurimin dhe promovimin e objekteve të kultit, jo thjesht si simbol i bashkëjetesës fetare, por edhe si galeri arti dhe destinacione turstike. 

Siç e kemi theksuar edhe here tjetër, vetëm lajme restaurimesh ka, sepse aty ka lek, aty mund të vjedhësh pa frikë se nuk ka rëndësi sa bën, po sa fiton. Me krenari Kumbaro thotë se nga jugu në veri ka 33 kantiere restaurimi, që do të thotë miliona para, pavarësisht se një pjesë e këtyre restaurimeve do bëhen shkel e shko, ashtu siç janë bërë gjithmonë.  Dhe motoja e saj është e goditur: “E shkuara pasuron të ardhmen”. Vetëm kur të iki nga posti i ministres keni për ta pare se sa e pasur do jetë ministria…

Modifikuar më Saturday, 29 September 2018 18:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...