Opera “Carmen”, dy mbrëmje në teatrin e Korçës

Premte, 05 October 2018 14:16

Opera “Carmen” për dy mbrëmje me radhë në skenën e teatrit të Korçës. Vepra e George Bizet pas Pallatit të Kongreseve do të jetë në teatrin “Andon Zako Çajupi” mbrëmjen e së premtes dhe të shtunës. Kjo shfaqje ka angazhuar një kastë të njohur artistësh, bashkëpunim mes Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Teatrit të Beogradit. Më herët në një reagim të saj, drejtoresha e TOB Zana Çela shprehej se “Carmen” është ndër veprat operistike më të prodhuara në botë.

“Zgjodhëm për të filluar bashkëpunimin midis Operës së Shqipërisë dhe Teatrit të Operës së Serbisë, operën “Carmen” të Bizet, sepse është vepra operistike më e prodhuar në botë, që do të thotë vepra më e pëlqyer, më popullore për publikun, jo vetëm sa i përket historisë, me personazhe shumë interesante, që i përkasin shtresave të thjeshta të shoqërisë, por veçanërisht muzikës së jashtëzakonshme”, shkruan Çela.

Drejtoresha e TOB vijon se që nga premiera në vitin 1875, ariet, koralet, uvertura, pjesë të ndryshme të muzikës së “Carmen” janë kthyer në melodi për të gjithë njerëzit, që nga gondolieret që vozitin varkat e i kthyen menjëherë në këngët e tyre, dhe deri tek producentët e reklamave, që i përdorin si kolonë zanore në spote të ndryshme televizive, apo krijuesit e këngëve të pop-it, që shpesh i kanë huazuar ato. Vepra dirigjohet nga Dejan Savic dhe me regji është nga Gëzim Myshketa. Në role po ashtu vijojnë solistë të njohur të TOB, por dhe të operës së Beogradit, Serbi. Libreti i operës u përgatit nga Henri Meilhac dhe Ludovic Halevy, të cilët u bazuan në një novelë të Prosper Merimesë. Novela "Carmen" është mjaft e këndshme dhe tërheqëse. Ajo mbetet në mendjen e çdo lexuesi për një kohë të gjatë. Megjithëse opera "Carmen" përshkruhet si " opera komike" (për shkak të pasazheve të të folurit), ajo në përfundim është një tragjedi. Nga autorë të ndryshëm janë bërë adaptime instrumentale, kryesisht si fantazi mbi temë të operës “Carmen”. Pablo de Sarasate, më 1883, adaptoi për violinë dhe orkestër pjesën "Carmen Fantasy". E tillë është dhe "Carmen Fantasie"e vitit1946, adaptuar nga Franz Waxman për violinë dhe orkestër, e ekzekutuar me mjeshtri dhe virtuozitet nga violinistët Leonid Kogan, Maksim Vengerov dhe Jascha Heifetz.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...