Metropol sjell në fundjavë komedinë “Kryet e hudhrës”

E mërkurë, 10 October 2018 16:36

Teatri Metropol vazhdon traditën me premierat e tij. “Kryet e hudhrës”, e shkruar nga Kristë Berisha do të vijë në skenë me regji nga Sonila Kapidani. Sezoni i dytë artistik tetor-dhjetor sjell vepra shqiptare të arkivit, e vepra të njohura në mbarë botën, duke përfshirë në këto projekte aktorë karriere apo aktorë të rinj, regjisorë me eksperiencë apo me potencial të ri artistik. Në vijim të veprave të arkivit prezantohet një tjetër shfaqje me regji nga Sonila Kapidani. “Kryet e hudhrës” bazuar në tekstin e autorit Kristë Berisha (Pejë, 1923) vjen në skenë dhe me përpunim të tekstit dramatik nga Shkëlzen Berisha. Kjo komedi është shkruar e botuar në zhanrin e “commedia dell'arte” dhe sipas studiuesve ka hedhur themelet e komedisë në Kosovë. Regjisorja Sonila Kapidani rolet në vepër ia ka besuar aktorëve Aleksandër Kondi, Ermir Hoxhaj, Silvio Goskova, Urim Aliaj, Shejla Domi, Edvin Mustafa, Klea Konomi, Klesta Shero, Elona Hyseni dhe Sedmir Memia. Vepra vjen në skenë në datë 13 tetor edhe në kuadër të festivalit Metrofest në Metropol. Situatat komike dhe personazhet e njësuara me figura nga komedia e artit, si il magnifico, arlekino, Brigela, e shumë të tjerë, do të sjellin një pasqyrë vitale dhe të zmadhuar të shoqërisë dhe marrëdhënieve të përditshme në dy ambienteë profesionit dhe shtëpisë, pra jetës profesionale dhe asaj individuale. “Comedia dell’arte” është një formë e bazuar në trupin e aktorit dhe lëvizjen, duke kaluar tekstin në nivel joparësor. Në vepër karakteret janë tipike dhe përfaqësojnë modele universale të natyrës njerëzore dhe sillen në jetë nga mënyra si lëvizin, nga ngjyrimet e zërit me të cilin flet, forma që i jep trupit dhe përdor fjalët dhe tingujt. “Pasqyron sjellje të njeriut dhe çaste të jetës së përditshme, në një formë më dinamike, më e zmadhuar, më e shpejtë, më e zhurmshme, më e egër dhe për ta bërë këtë formë të pëlqyeshme kjo formë duhet të jetë edhe më e strukturuar dhe e disiplinuar”, bëhet me dije për shfaqjen. Për këtë shfaqje teatrore trupa e aktorëve më herët ka nisur punën me trajnim mbi këtë zhanër, vijuar nga procesi artistik. Efektet speciale janë përgatitur nga Arjan Serjanaj, kostumografe Suzana Bodinaku, skenograf Klaid Ymeri dhe as/regjisore Elona Hyse.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...