Ikonat e vjedhura, fantazma që përndjek Ramën

E mërkurë, 17 October 2018 11:47

Para disa ditësh koleksionisti Gjergji Thimo, i dënuar nga gjykata me 4 vjet heqje lirie, bëri apel edhe një herë për rreziqet që kanosin atë vetë dhe iknoat e gjithë trashëgiminë tonë. Një nga shkaktarët e vërtetë të kësaj gjendjeje është pikërisht kryeministri Rama dhe ata që e pasojnë, pasi një pjesë e mirë e njerëzve të afërt të kryeministrit njihen si “dashamirës” ikonash e sendesh me vlera, të cilët, në emër të “koleksionistit”  kanë trafikaur një pjesë të mirë të konsiderueshme të tyre jashtë shtetit.  Duke qendruar te kryeministri, dihet se e shkuara dhe e tashmja e Edi Ramës është e lidhur ngushtë me artin. Ai është një adhurues i veprave të artit, me një fanatizëm dhe pasion po aq të pakontrollueshëm  me atë që karakterizon arrogancën dhe nevrasteninë e tij. Ky pasion u shpalos që në ditët e para të marrjes së detyrës, në Galerinë e Arteve, ku u ekspozuan disa qindra ikona të cilat rezultonin të ishin vjedhur dhe që ishin sekuestruar nga policia, ku me një solemnitet të ekzagjeruar, me rreshtime policësh karshi ikonave dhe me fjalime të stërfryra deri në nivelet e “Pink Panther”.  Kryeministri Rama, së bashku me satrapin e tij Saimir Tahirin, e vartësen e tij, Kumbaro, u paraqitën me urgjencë në Galerinë e Arteve për të shijuar një moment lavdie, që ishte po aq i stisur sa vetë “arka bosh” e Ramës.

download.jpg

Jo rastëssiht e kaluara e tij është e lidhur me iknoat, pse jo me për vjedhje ikonash, duke u nisur nga akuza e bërë nga Fatos Nano, nga Peza, në vitin 2001:

“Unë nuk pres si përgjigje artikulimet e kryetarit të bashkisë Edi Rama, të cilit mund t’i kem bërë shumë gjëra kur e nxora nga mjerimi si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohë të Saliut dhe e ktheva me thonj të paprerë nga Parisi për ta bërë ministër dhe kryetar të bashkisë....”

Ikonat-e-vjedhura-2.jpg

Kjo akuzë dhe disa dyshime që kanë lindur nga disa transferime politike të Ramës ngrenë një pikëpyetje të madhe rreth lidhjes së Ramë me artin. Një pikëpyetje që e distancon Piktorin Edi nga marrëdhënia natyrale dhe profesionale me veprat e artit. Ky “pasion” e kjo dashuri që ka Edi Rama për ikonat relfektohet më së miri tek vartësja e tij Mirela Kumbaro, e cila ka një fond të konsiderueshëm për restaurimet, pikërisht sepse gëzon mbështjejen e kryeministrit. Por akuzat e Thimos përsëriten pas 5 vitesh, stëherë kur nisi kalvari i tij i burgut: “Tony Blair ishte këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Rama nuk donte ta paguante atë po t’ia jepte një ikonë timen, shumë të çmuar e shumë të shtrenjtë të Onufrit. E dërgoi Koço Kokëdhimën si ‘misionar’ tek unë”, thotë Thimo, i cili natyrisht se e refuzon këtë kërkesë. “Atëherë nisi lufta absurde kundër meje. Më shpallën trafikant ikonash, ma vodhën pasurinë. Nga mbi 3,000 objekte liturgjike thanë se kisha vetëm 465 ikona (p.sh. një nga ikonat e tij të vlefshme, e mjeshtrit të madh David Selenica, do të gjendet më vonë te shtëpia e Kokëdhimës). Nuk i evidencuan as katër kilogramë ar në monedha, që nga koha e Lekës së Madh. Dhe, më dënuan me katër vjet burg”. Ajo që i ndodhi Thimos nga shumëkush u quajt Gjenocid Kulturor, i dyti në Shqipëri pas vitit 1967 dhe pas shpalljes së ateizmit në vend. Sepse, koleksionistët kudo vlerësohen, meqë promovojnë vlerat e madje cilësohen edhe si nxitës të zhvillimeve artistike. “Por, mua ma shkatërruan familjen, pasurinë dhe shëndetin tim. Kam pësuar sulm në zemër. Kam dy bajpase”, thotë ai në lokalin që kishte marrë me qira, me ndihmën e një donacioni amerikan. Këtë krim e bëri Edi Rama sepse unë e mbrojta traditën dhe trashëgiminë tonë shqiptare e nuk lejova të tjetërsohet nga asnjë shtet tjetër. Unë nuk do të hesht, nuk do të dorëzohem dhe nuk do të tërhiqem kurrë nga e drejta ime. Drejtësia do të triumfojë. Mos u merakosni”.

gjergji-thimio.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...