Rikthehet drama “Pengu”, në skenë te “arTurbina”

Premte, 02 November 2018 09:47

Drama “Pengu” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo rikthehet për tre mbrëmje me radhë për publikun te “arTurbina”. Drama shqiptare “Pengu” me ngjarjet që zhvillohen në ditët e sotme, në qendër të veprës është një familje, si dhe trajtohen dy linja. E para, që trajton raportet e televizionit me shoqërinë tonë, dhe linja e dytë në shfaqje është një individ, që përpiqet të gjejë vendin e vet. Ai përpiqet të sistemojë jetën e tij në vështirësitë, që ka vendi ynë. Vepra shqiptare ka bërë bashkë me role aktorët e Teatrit Kombëtar dhe teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Shfaqja vjen në skenë në datat 2, 3 dhe 4 nëntor. Në role janë aktorët Neritan Liçaj, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Suela Dako, Ervin Doko dhe Jaho Guma nga teatri i Durrësit, si dhe dy aktorë të jashtëm të teatrit që janë Kastriot Shehi dhe Erion Hodo, që është edhe asistent regjisor. Në shfaqje janë disa personazhe kryesore, mes tyre Justin interpretohet nga aktori i njohur Neritan Liçaj. Ngjarjet në shfaqjen teatrore “Pengu” zhvillohen në ditët e sotme. Por regjisori Saimir Gongo tregon se drama ka një fund tragjik. “Peng në jetën e përditshme, një pengmarrje në të gjitha kuptimet. Kemi dhe një pengmarrje që kryhet në skenë, por që shkon dhe më thellë se kaq dhe trajton ndjesinë e të qenurit peng, pamundësinë për të lëvizur për një situatë të caktuar. Vepra “Pengu” ka dhe një fund tragjik”, pohon regjisori Gongo.

“Pengu” këtë fundjavë ngjitet në skenën e “arTurbinës” dhe aktori Neritan Liçaj në rolin e Justinit, pohon se është një shfaqje që është punuar jo pak. “Është një pjesë shumë e mirë, edhe roli është shumë i mirë, Justini, edhe të them të drejtën e kam punuar me shumë pasion. Është një pjesë që i flet shumë mirë realitetit shqiptar”, tregon aktori. Kjo vepër më herët është shfaqur dhe në skenë e teatrit të Durrësit, ishte pjesëmarrëse dhe në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit që u zhvillua para disa kohësh. Më herët në skenën e teatrit regjisori Gongo solli në skenë komedinë shqiptare "Shtëpia pa dritare". Shkruar dhe vënë në skenë nga Saimir Gongo, kjo vepër rikthehet me ngjarje dhe histori që i gjen dhe në realitetin e shoqërisë shqiptare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...