Bashkëpunimi gjermano-shqiptar sjell dramën “Jashtë derës”

E Enjte, 15 November 2018 15:33

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" sjell mbrëmjen e së shtunës premierën teatrore “Jashtë derës”. Drama vepër e autorit Wolfgang Borchert vjen në skenë me regji nga Mantas Janciauskas. Rolet luhen nga aktorë të njohur, por dhe emra të rinj të teatrit që këtë herë janë në dramën gjermane. Drama “Jashtë derës” do të jetë premierë mbrëmjet e datave 17-18 nëntor.  Vepra është përkthyer nga Afrim Koçi, skenograf Beqo Nanaj dhe kostumografe Sofi Kara, as. regji Dajana Nenaj. Në vepër interpretojnë aktorët Endri Çela, Mehmet Xhelili, Romir Zalla, Dasara Xhangolli, Adriana Tolka, Ilirda Bejleri, Mateo Dervishaj, Algiona Aga, Olgert Mataj, Klejdi Mataj, Julian Hurdha, Kleivert Ibrahimllari, Anxhela Shkreli, Paola Kadillari, Denardo Neziri. Në dramën “Jashtë derës” është historia e një ushtari që kthehet në vendlindjen e tij, në Gjermani, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. E shkruar në vitin 1946 ajo paraqet mungesën e shpresës së Beckmann-it, një ushtari gjerman pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe kthimit të tij nga Rusia, kohë kur ai zbulon se ka humbur gruan, shtëpinë dhe gjithçka ku ai besonte, bashkë me iluzionet. Të gjitha dyert ku ai troket nuk i hapen. Madje edhe lumi Elba i refuzon vetëvrasjen duke e nxjerrë atë në breg. Ai kthehet dhe përpiqet që të vazhdojë jetën e të hyj në shoqëri. Por eksperienca e tij në luftë është kaq e fortë saqë ai duke qenë një njeri mendërisht shumë i ndjeshëm e ka të pamundur të harrojë se çfarë ka ndodhur. Përpiqet që të krijojë një marrëdhënie me një vajzë tjetër por e kaluara i shfaqet papritur. Ai përpiqet ti kthejë mbrapsht çdo gjë kolonelit, por merr përgjigje negative, ai përpiqet të shkoj në shtëpi, por...Këto fjalë “përpiqet”, “por” janë baza në këtë shfaqje. Është makthi i një të riu të cilit, i janë mbyllur dyert.  Drama premierë vjen në vijim dhe të tjera shfaqjeve që janë vënë në skenë gjatë kësaj kohe për publikun në Teatrin Eksperimental. Drama vjen në skenë dhe kuadër të aktiviteteve, që janë për bashkëpunimet artistike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...