Shtëpia botuese “55”, interesim për librin historik, prezanton tituj të rinj

Premte, 16 November 2018 14:24

Në edicionin e 21-të të Panairit të Librit shtëpia botuese “55” sjellë disa tituj të rinj dhe një sërë librash historikë, që kanë ngjallur admirimin dhe tërheqjen e lexuesve të shumtë.

Mes titujve të rinj përmendim “Muhamedi”, një libër historik mbi jetën e profetit, me autor Essad Bey, është biografia më mbresëlënëse dhe më imponuese e shkruar deri më sot, si dhe “Qiell në flakë” i shkrimtarit të shquar anglez Simon Sebag Montefiore, një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e të përgjakshme. Në filim të vitit 1942 ushtria italiane në Rusi, numëronte 235 mijë trupa të dërguara nga Musolini, si përforcime të gjermanëve, pai nuk donte që të mbetej pas në një fitore të mundshme të gjermanëve. Pak italianë e mbështetën këtë mision, me përjashtim të trupave të tij fashiste speciale, këmishëzinjtë, që në roman udhëhiqen nga Malamorja.  Italianët hodhën në terren Divizionin e 3-të të kalorsisë Amadeo Duca d’Aosta në një total prej 25 mijë kuajsh.

Po ashtu është mirëpritur edhe libri “Persekutimi i klerit katolik” nga Kastriot Dervishi, studime që lidhen me gjenocidin komunist mbi klerikët, vrasje, persekutime, burgje internime, 8 shekuj burgim ne vitet 1944-1990, etj. Interes nga lexuesi ka pasur edhe për një sërë librash historikë të tjerë.

Sh.B “55 ka 20 vjet dhe mbi 250 tituj, autorë të rëndësishëm të letërsië e hisotriografisë shqiptare dhe asaj të huaj.

20181116_113612.jpg

 

 20181116_113556.jpg

20181116_111552.jpg

Modifikuar më Premte, 16 November 2018 14:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...