Panairi i Librit, ndahen çmimet e letërsisë

Saturday, 17 November 2018 15:10

Në Panairin e 21 të Librit “Tirana 2018”, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, janë ndarë çmimet e letërsisë. Për përzgjedhjen e çmimeve janë lexuar në total 131 vepra, në të cilat 50 për qind janë autorë shqiptarë dhe 50 për qind autorë të huaj.

Çmimi i karrierës ka shkuar për shkrimtarin Kim Mehmetin, për romanin e tij “Pusi”.

Çmimi i krijimtarisë më të mirë të vitit ka shkuar për Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”, ndërsa çmimi për përkthimin më të mirë, Donika Omarit për romanin “Nga ana e princeshës së vdekur”.
Sa i takon çmimit inkurajues, ai është marrë nga dy shkrimtare, Iva Nikolli dhe Flogerta Krypi, respektivisht me veprat “Vetëm për ty” dhe “Gjithçka rreth asgjësë”. Poeti Zef Skiro Di Maxho sakaq ka fituar çmimin special për “Poema Arbëreshe”. Kurse çmimin për shqipërim të veprës e ka fituar Ilia Lëngu, për përkthimin nga frëngjishtja të veprës frënge “Të drejtët” nga Albert Camy.

Panairi i Librit është çelur paraditen e së mërkurës, ku janë ekspozuar rreth 200 tituj të rinj nga 100 ente botuese. Në edicionin e 21-të të Panairit nuk mungojnë edhe qindra tituj të zgjedhur të ribotuar nga letërsia shqipe dhe ajo botërore. Panairi i Librit konsiderohet nga botuesit dhe studiuesit si mundësia më e mirë për të takuar lexuesin.

Modifikuar më Saturday, 17 November 2018 15:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...