Sonatë për gruan e një tjetri, Henrik S.G fiton çmimin e madh të letërsisë

E Enjte, 20 December 2018 13:59

Çmimet kombëtare për letërsinë e vitit 2017, organizuar nga Ministria e Kulturës, u ndanë mbrëmjen e djeshme në skenë e re të artit ”arTurbina”. Vepra letrare më e mirë për vitin 2017 iu dha shkrimtarit Henrik Spiro Gjoka për librin “Sonatë për gruan e një tjetri”. Ndërsa, vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer iu dha Aida Baros për “Armëpushimi” i Primo Levit.

Autori Henrik Spiro Gjoka ka zgjedhur vetën e tretë për të rrëfyer. Personazhi kryesor në këtë libër është një psikiatër, që mundohet të vendos rregull në jetën e pacientëve të tij, ku edhe përfshihet në një histori pasioni, sa të bukur aq edhe të vështirë, me gruan e një tjetri. Shkrimtari Henrik Spiro Gjoka, deri më tani ka shkruar rreth pesë libra në gjuhën shqipe, por edhe përse merret me letërsinë nuk ka dëshirë që të jetë në qendër të vëmendjes, dëshira e tij është që të njihet vetëm vepra që ai shkruan. Prej më shumë se tre dekada jeton në Francë.

letersi-2-630x420.jpg

Ndërsa, Primo Levi tek “Armëpushimi” i përkthyer nga Aida Baro rrëfen një pelegrinazh në kufijtë e marrëzisë, por të mbushur me energji, përmes jetës që rifillon: një rrëfim i thukët, ku gëlon njëkohësisht ankthi dhe hareja. Udhëtimi i kthimit të Levit dhe shumë italianëve si ai, nga kampi i përqendrimit drejt atdheut zgjati për muaj me radhë, duke i rënë kryq e tërthor Europës së shkatërruar nga lufta. Aida Baro numëron 20 vite punë në fushën e përkthimit.

Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë përbëhej nga Parid Teferiçi, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Alma Mile, Olimbi Velaj, Agim Baçi dhe Albert Gjoka. Vepra letrare më e mirë e vitit vlerësohet me 500 000 lekë. Ndërsa, vepra më e mirë e vitit e përkthyer vlerësohet me 300 000 lekë.

Guyane, 8 janar 1985

Rreshtat e mësipërm janë marrë nga romani “Sonatë për gruan e një tjetri” me autor Henrik S.G, I shpallur si autori I vitit nga Ministria e Kulturës në çmimet Kombëtare të Letërsisë. Ky është trofeu I parë për Henrik S.G, I cili është pritur mirë në debutimin e tij me këtë roman më parë edhe nga kritika. Ai ka lënë pas autorë si Kim Mehmeti, Stefan Capaliku, Entela Tabaku dhe Adriatike Lami. Çmimi Kombëtar për përkthimin më të mirë I ka shkuar Aida Baros për përkthimin e Primo Levit “Armëpushimi”. “Armëpushimi” është historia e një marrëzie kolektive, e një ligësie, e një budallallëku të pabesueshëm, si edhe e një naiviteti njerëzor, e një shpirti, mirësie, kokëfortësie dhe natyre të zakonshme të fatit kombinuar me sipërmarrjen. Ky është më shumë se një reportazh: është përjetimi i llahtarit në një prozë lirike e të ngjeshur. Në fund të fundit, mbetet një libër që ngre jetën në kult, sepse zgjeron horizontet, në vend që t’i eklipsojë: përforcon dëshirën për të jetuar mirë dhe ndershmërisht. Të frymëzon mirësi. Këto dy çmime u vlerësuan nga një juri në përbërje të së cilës ishin Parid Teferiçi, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Alma Mile, Olimbi Velaj, Agim Baçi dhe Albert Gjoka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...