Investime gjysmake në Teatrin e Operas, Zahaj: Punimet jashtë çdo standardi!

Saturday, 02 February 2019 09:08

Ndërhyrja për rikonstruksionin e Teatrit të Operas dhe Baletit pa marrë më parë mendimin e ekspertëve është denoncimi më i fundit në media. Skenografi, Bashkim Zahaj, shprehet se projekti është gjysmak dhe jashtë çdo standardi. 

Teatri i Operas dhe Baletit prej muajsh është në proces rikonstruksioni dhe nga fotot e publikuara së fundi vërehet se skenës se re i është hequr rotativi, një ndër elementët më të domosdoshem të Teatrit skenik. 

Sipas ekspertëve të fushës, projekti po zbatohet pa pyetur specialistët, skenografët dhe arkitektët, të cilët çuditërisht e kanë të ndaluar të futen në ambientet e brendshme të Teatrit. 

Skenografi, Bashkim Zahaj, shprehet i indinjuar për këtë projekt që e cilëson gjysmak. Ai thotë se punime po kryhen jashtë çdo standardi dhe logjike skenike. 

Bashkim Zahaj: Ky grup arkitektësh ose ky arkitekt e ka të detyrueshme përballjen me specialistët. E çuditshme është që ne nuk futemi dot aty për të parë se çfarë ndodh. 

Zahaj pohon se pas një bisede me drejtoreshën aktuale të TKOB, Zana Çela, i ka konfirmuar se këtë projekt e ka gjetur të miratuar nga ish-drejtori Ilir Kerni. 

Bashkim Zahaj: Ajo është 100% e bindur se kjo zgjidhje që ata kanë bërë është e mirë.Do të ishte në të mirë të saj që të na thërriste ajo ne dhe të na kishte një suport teknik për tu paraqitur aty.

Për skenografin me eksperiencë Zahaj, skena e re që është në ndërtim e sipër duket se do të jetë më e varfër krahasuar me të meparshmen ku për vite janë vënë në skenë kryevepra botërore.

Në formën aktuale dhe larg parametrave të kërkuar, kjo skenë do ta ketë të vështirë të realizojë misionin për të cilin po ngrihet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...