Sot 5 vite nga vdekja e mbretëreshës së këngës, Vaçe Zela

E mërkurë, 06 February 2019 12:30

Ikona e këngës së lehtë shqiptare Vaçe Zela, sot bën 5 vite që është ndarë nga jeta, në moshën 74 vjeçare. jo iku nga jeta pasi vuajti nga një sëmundje e gjatë, ndërsa jetonte në Bazel të Zvicrës.Vaçja, me dëshirën e saj, që nga dimri i vitit 2014, pushon në atdhe, ku u varros me nderime të larta shtetërore, duke u nisur nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë për të përfunduar në varrezat e Sharrës.

Por para kësaj, arkivoli me trupin e pajetë të këngëtares u ndal në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku bën homazhe qytetarë të shumtë të Kosovës, artistë e zyrtarë shtetërorë.Këngëtarja me prejardhje nga Lushnja ishte gruaja e parë që u nderua me titullin “Nderi i Kombit”.Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re. Në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës në RTSH. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Repertori i saj zë vend të rëndësishëm në antologjinë e muzikës shqipe.Vepra e saj artistike është vlerësuar edhe në skenën ndërkombëtare. Sipas Institutit Biografik Amerikan ajo është ndër 500 njerëzit më me ndikim. Në “SHBA” Zela u nderua me çmimin “Disku i Artë” kurse Kembrixhi i Anglisë e shpalli “Gruan e Vitit ’97-98”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...