“Letër fëmijës, që nuk u lind kurrë”, 4 mbrëmje te Eksperimentali

E mërkurë, 06 February 2019 16:55

Aktorja Ina Gjonçi rikthehet në skenë e teatrit me monodramën “Letër fëmijës, që nuk u lind kurrë” shkruar nga Oriana Fallaci. Vetë aktorja shkruan se do të jetë sërish për disa mbrëmje me radhë në skenën e  Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. “Më 28 shkurt, 1, 2, 3 mars në orën 19: 00 rikthehet “Letra fëmijës, që nuk u lind kurrë” e ti që nuk e ke parë ende, rri akoma aty pa bërë prenotimin që tani? Ti qofsh! Tek Eksperimentali”, shkruan aktorja Gjonçi. Në vitin 1975, shefi i saj, drejtori i gazetës “Europeo”, i kërkoi Fallacit një shkrim mbi abortin. Gazetarja u kthye pas gjashtë muajsh me tekstin e librit “Letër fëmijës, që nuk u lind kurrë”.  Shefi nuk ja fali “mosbindjen”, bota fitoi një nga tekstet më të drejtpërdrejtë mbi gruan, dashurinë dhe jetën. “Ndihem e çorientuar. Unë nuk jetoj me babanë tënd. E nëse do ta dish nuk më vjen keq fare. Ndonëse rri shpesh e shoh atë derën aty, nga e cila iku sikur nuk kishim për t’i thënë asgjë njeri tjetrit. Një grua, me pikëpyetje e dilema, bashkëbisedon me krijesën e saj, duke zbuluar kështu, të vërtetat më të mëdha mbi dashurinë, dhimbjen, e jetën. Teksti i Fallacit shndërrohet me tekstin e çdo gruaje”, shkruan teatri për këtë pjesë monodramë në skenë. Oriana Fallaci (29 qershor 1929- 15 shtator 2006) ka qenë një gazetare, shkrimtare dhe intervistuese politike italiane. Fallaci ka pasur një karriere të gjatë dhe shumë të suksesshme gazetareske. Ajo intervistoi shumë lider të njohur të botës si dhe njerëz të tjerë të famshëm si Dalai Lama, Henry Kissinger, Shahun e Iranit, Ayatollah Khomeini, Ëilly Brandt, Zulfikar Ali Bhutto, Ëalter Cronkite, Muammar al-Gaddafi, Federico Fellini, Sammy Davis Jr, Nguyen Cao Ky, Yasir Arafat, Indira Gandhi, Alexandros Panagoulis, etj. Pas daljes në pension, ajo ju rikthye vëmendjes së opinionit publik pasi shkroi një sërë artikujsh e librash kritikë. Më herët aktorja ka treguar se kanë kaluar 15 vite kur me këtë material kur konkurroi në Akademinë e Arteve. “Një fragment nga “Letër një fëmije, që nuk u lind kurrë” ishte materiali me të cilin konkurrova për të qenë pjesë e Akademisë së Arteve në vitin 2004. Kanë kaluar 15 vite që atëherë. Një shfaqje e vockël, për ata që e njohin Fallacin dhe një mundësi e mirë për ta takuar, për ata që nuk e njohin”, është shprehur aktorja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...