Spiro Duni sjell emocione në teatër me “Gusht: portret familjar”

Tuesday, 26 February 2019 12:55

Teatrin Kombëtar vijon me shfaqjen teatrore “Gusht: portret familjar” me regji nga Spiro Duni. Teatri bën me dije se edhe këtë javë shfaqja do të vijojë për publikun nga data 28 shkurt dhe më 1, 2, 3 mars edhe këtë javë te “arTurbina”. “Do të qeshni, do të emocionoheni dhe do të reflektoni pasi të shihni shfaqjen "Gusht: portret familjar" nga regjisori Spiro Duni”, shkruan Teatri Kombëtar. Merita Xhani, Luli Bitri, Eva Alikaj, Dritan Boriçi, Flaura Kureta, Elia Zaharia, Ligoraq Riza, Neritan Liçaj, Myzafer Zifla, Niada Saliasi, Margent Caushi, Doriana Çaushi janë aktorët që regjisori Duni i ka besuar personazhet e veprës. “Gusht: portret familjar” është kurorëzuar me çmimin prestigjioz Pulitzer, është cilësuar si drama e re më e pëlqyer në Broadway ndër vite. Përveç çmimit Pulitzer në vitin 2008, autori Tracy Letts është vlerësuar dhe me çmime të tjera. Autori shkroi edhe skenarin e filmit me të njëjtin titull, me aktoret e shquara Meril Strip dhe Julia Roberts. Të dyja aktoret u nominuan për çmimet Oscar. Me regji nga Spiro Duni në “arTurbina”, skena dhe kostumet janë përgatitur nga Laedia Hajdari. Lëvizjet skenike Artan Ibërshimi dhe përkthyes Artur Lena. Kjo vepër u vu në skenë në vitin 2007 nga trupa e famshme teatrore Steppenwolf Theater me qendër në Çikago. “Gusht: portret familjar”, e cila çel këtë sezonin artistik të Teatrit Kombëtar në “ar'Turbina”, sipas regjisorit Spiro Duni drama nis me një humbje, por familja ka degraduar. “Vepra është një lloj apeli për të gjithë këtë që po ndodh, për degradimin e familjes, ku arsyet janë shumë. Është kodi gjenetik, jeta kaq e ashpër, janë elementët pastaj si alkoolizmi i babait, çmenduria e nënës nën efektet e drogës. Por ai e sjell me një art kaq të madh që është mëkat dhe krim të mos e shijojë dhe spektatori ynë”, shprehet regjisori. “Gusht: portret familjar” është historia e familjes Ueston, që ka probleme të thella të cilat shpërfaqen me tërë fuqinë e tyre kur pjesëtarët e saj mblidhen në shtëpinë e tyre në Oklahoma, ku patriarku i familjes Beverli Ueston ka humbur. Gruaja e tij Violeta është një egoiste, manipuluese dhe e varur nga droga. Ajo përdor dhunë psikologjike dhe i torturon tre vajzat e saj. Drama konsiderohet komedi e zezë, pasi vepra përshkohet nga humori. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...