Dy vjet pas Dritëro Agollit, ndërron jetë edhe bashkëshortja, Sadija

Tuesday, 26 February 2019 13:39

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli, Sadija. Sadije Agolli ka mbyllur sytë në spitalin e Neurologjisë në Tiranë dy vite pas vdekjes së të shoqit, i cili vdiq me 3 shkurt 2017 . 

Sadije Agolli u shua në moshën 76-vjeçare. Në shkurt të dy viteve më parë u shua edhe shkrimtari i madh, dhe bashkeshorti i Sadijes, Dritero Agolli, në moshën 85-vjeçare.

Sadija nuk ishte vetëm bashkëshortja e të madhit Agolli, por njëherazi lexuesja e tij e parë, redaktorja, shoqja e tij besnike e ditëve të bukura e të vështira. Një dashuri e bukur 52-vjeçare. Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Sadije Agolli në një intervistë për Report Tv, thoshte se ende jetonte me kujtimet e tij, me veprat, porositë e personazhet aq të dashura për lexuesin. Rrëfente edhe amanetin për ta kthyer në muze, shtëpinë ku jetuan.

“Unë e kam ndier shumë mungesën e tij, do doja që të kisha mendimin e tij. Për çdo gjë unë flisja me të. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme, që gjithë ky ambient që kemi jetuar një jetë të tërë të jepet për muze. Mirëpo, duhet të kapërcej vetveten në këtë rast. Edhe për hir të Dritërorit, që deri më tani nuk është bërë asnjë muze, qoftë edhe në fshat, që i kemi çuar edhe materialet qëkur ishte Dritëroi gjallë. Nuk u bë asgjë. kështu që tani duhet bërë kjo sakrificë nga unë edhe nga fëmijët, që ky ambient të paktën të kthehet në muze. Këtu ka shumë gjëra që mund të mësojnë njerëzit, kushdo që vjen. Është jeta e tij, puna e tij, e pasqyruar në vepra, në gjithë këtë që shihni ju. Por edhe të tjerët mund ta mësojnë jetën e tij, si shkrimtar, si njeri edhe si artist. Përveç bibliotekës që e kemi shumë të pasur, ka piktura edhe skulptura, secila prej tyre mbart një kujtim”, – rrëfente Sadije Agolli .

Dritero Agolli shkruante për të: “E dashur Sadije, të dua si jetën time, madje më shumë, unë dëshiroj sinqerisht të vdes dhe ti të jetosh. Unë dhe i vdekur do të të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde, megjithëse kjo buzëqeshje brenda errësirës së varrit nuk duket, por unë do të bëj të pamundurën, qoftë edhe me anën e një future, që do të dalë nga kockat e mia”…

52634589_2514999745240123_167763325252272128_n.jpg

Modifikuar më Tuesday, 26 February 2019 14:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...