“Shtatë për shtatë”, gjithë javës në Teatrin Eksperimental

Diel, 31 Mars 2019 10:03

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” fillon nesër projektin “Shtatë për shtatë”. Kjo do të thotë që do të ketë shfaqje për të rritur në mbrëmje në teatër në të shtatë ditët e javës, duke filluar nga e hëna deri të dielën. Drejtori i teatrit Kiço Londo shprehet se në themel të projektit “Shtatë për shtatë” qëndrojnë shfaqjet e teatrit të rajoneve. Projekti nis mbrëmjen e së hënës dhe drejtori Londo tregon se janë në skenë veprat, që janë shkruar nga autorë të njohur duke filluar me komedinë “Boeing Boeing”. “Në themel të projektit qëndrojnë shfaqjet e teatrit të rajoneve. Projekti “Shtatë për shtatë” do të fillojë ditën e hënë dhe të martën me komedinë “Boeing Boeing” e rajonit Durrës -Lezhë, biletat e të cilit janë shitur të gjitha. Për të vazhduar më pas me shfaqjen e teatrit të rajonit Fier- Berat “Darka e Lamtumirës”. Më pas do të jetë ditën e premte shfaqja e teatrit të rajonit Elbasan -Korçë “Shërbëtoret”. Në mbyllje të javës do të jenë dy projektet e fundit të teatrit. Mbrëmjen e të shtunës do të jetë shfaqje “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” si dhe mbrëmjen e së dielës do të jetë në teatër vepra “Antigona” e vendosur në skenë nga regjisorja franceze”, tregon drejtori i teatrit Kiço Londo për këtë projekt, që sipas tij për herë të parë zhvillohet në këtë teatër. Por edhe pse gjatë mbrëmjes do të ketë shfaqje nga e hëna deri të dielën, gjatë paraditeve aktiviteti i teatrit do të vijojë me shfaqjet e tjera që janë pjesë e kalendarit artistik për fëmijët. Drejtori Londo shprehet se javës që vjen parashikohet të jenë 15 shfaqje për fëmijë. Por ai tregon se ndërsa në mbrëmje do të jetë projekti “Shtatë për shtatë”, që ka në themel teatrin e rajoneve puna do të vijojë dhe për premierat e reja të sezonit artistik gjatë ditës me artistët. “Shfaqjet për fëmijë javës që vjen vetëm në sallën Molier paraditeve të ketë 15 shfaqje dhe ndërkohë të vazhdojnë punët dhe provat për shfaqjet e tjera në sallën Gëte. Por ne jemi në punë dhe për premierën e re, që e presim më ankth të bukur dhe është vepra teatrore “Salome” nga Oscar Wilde. Veç aktorëve të afirmuar si Ermira Hysaj, Alert Çeloaliaj dhe Vin Bejleri kemi të ftuar aktoren e njohur Yllka Mujo, që e pranoi ftesën tonë me kënaqësi”, tregon Londo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...