Orkestra e Operës së Maqedonisë saboton koncertin e Ramë Lahajt

Saturday, 06 Prill 2019 09:24

I planifikuar të mbahej me Orkestrën e Operës së Maqedonisë, koncerti i tenorit kosovar Ramë Lahaj të enjten në Shkup ka qenë në prag të dështimit. Tenori me famë botërore nuk është shoqëruar nga Orkestra.

Të mërkurën është kontaktuar pianisti Genc Tukiqi në mënyrë që të shpëtojë koncerti “Ramë Lahaj and friends”, raporton “Koha Ditore”.

Tenori Ramë Lahaj ka thënë se me orkestër kanë bërë tri prova por ka qenë e pamundur të mblidhen të gjithë dhe të mobilizohen për ta mbajtur koncertin.

“I kam dëgjuar thashethemet e koncerteve paraprake që nganjëherë orkestrat në Maqedoni dinë të mos jenë korrektë kur janë në pyetje aktivitetet shqiptare. Por kësaj radhe unë veç e vërtetova derisa erdhëm me një pikë ku unë e anuloj koncertin me orkestër”, ka thënë Lahaj.

Në koncertin që ka hapur festivalin “Skena e muzikës serioze shqiptare”, pos, Lahajt kanë interpretuar edhe sopranoja Venera Gimadieva, bartoni Bogdan Baciu e mezzo-soprano, Irena Kavkalevska. Festivali në edicionin e tij të shtatë do të ketë gjithsej shtatë koncerte në Shkup

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...