“Vulë” nga Valmir Tertini, së shpejti premiera në Tiranë

E Enjte, 25 Prill 2019 13:39

Filmi artistik “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini pritet të jetë së shpejti premierë për publikun në kinema. Një projekt filmi që ka bërë baskë aktorë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Tashmë traileri i filmit “Vulë” është publikuar dhe me regji nga Valmir Tertinit, ky film flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe lë dosjet e hapura pa firmosur. Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani. Rreth kësaj historie janë personazhet në filmin që pritet të jetë së shpejti premierë, dhe rolin kryesor në film Viktorian, e luan aktorja shqiptare Jorida Sorra, që në Gjermani është pjesë e teatrit. Aktorë të tjerë që luajnë personazhet e filmit janë dhe Fatlume Bunjaku, Avni Dalipi, Kristina Dodaj, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Nexhip Nexhipi, Denardo Neziraj, Donald Shehu etj. Financimi i projektit kinematografik “Vulë” është nga Qendra Kombëtare e Kinematografike në Shqipëri dhe kompania realizuese është “DarDanKinostudio”. Xhirimet interier (brenda) janë zhvilluar në Tirane, kurse ato exterier (jashtë) në qytetin e Prishtinës. Ky është filmi i pestë për Valmir Tertinin si skenarist dhe regjisor. Por si në filmin e xhiruar më parë “Tradhti me letra” po ashtu edhe në “Vulë” dokumentet janë tema, gjithçka zhvillohet rreth tyre. Por skenari për filmin “Vulë” i ka marrë më shumë se një vit kohë, por janë dhe 6 muaj të tjera punë intensive sipas Tertinit për ti shikuar gjërat me qetësi për realizimin e filmit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...