Botohen fotot e panjohura nga ceremonia e mbrojtjes së doktoraturës së Ibrahim Rugovës

Diel, 28 Prill 2019 09:58

Dje janë bërë 12 vite nga shkuarja në amshim e presidentit historik Ibrahim Rugova, një nga figurat me emblematike të Kosovës. Thënie, fotografi e tregime lidhur me figurën e tij u shpërndanë dje nga njerëz të afërm e simpatizant të Rugovës.

Ibrahim Rugova kujtohet si një politikan me vizion paqësor dhe si një intelektual e studiues i rrallë. Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në École Pratique des Hautes Études, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi me interesim fushën shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare.
Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Profesor Naser Ferri, koleg dhe mik i Rugovës ka ndarë disa momente gjatë ceremonisë se mbrojtjes së doktoraturës së Ibrahim Rugovës në vitin 1984, në Fakultetin Filozofik.

“In memoriam kolegut e mikut Dr.Ibrahim Rugova. Nga mbrojtja e doktoratës se kolegut dhe mikut të nderuar Dr. Ibrahim Rugova (punuam bashkë ne Institut Albanologjik te Prishtinës prej 1979 deri më 1990). Atëherë ishim kolegë e miq të mirë dhe mua më qëlluan nja 5-6 poza te filmit ne aparat. Meqë ai nuk kishte mundësi ta angazhonte ndonjë fotograf i bëra unë disa foto me atë rast, dhe këto foto e përjetësuan një moment historik”, ka shkruar profesori Naser Ferri.

2P.JPG

3P.JPG

Modifikuar më Diel, 28 Prill 2019 09:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...