Dashuria, shpirti dhe dhimbja e një gruaje

Hënë, 29 Prill 2019 10:54

Shenime mbi librin "Lotët e një gruaje" të shkrimtares Blerina Pëllumbi

Nga ILMI DERVISHI

Sejcili ka fëmirinë e tije ashtu siç e jeton por mbetet e bukur. Në librin Lotët e një gruaje vjensi nje gjetje artistikisht e bukur e pershkuar bukur e shume dimesional.
Kujto qe i ka ndodhur ne femiri ti vriten duart, nga puthja e duarve nga babai jane sheruar, ne preherin e nënes me i embel gjumi me endrra princeshash dhe më njerzorja ne fytyren e ç do fëmije mbetet fytyra e nënës qe shkelqen nga lumturia
Një lule e bukur në doren e nje vajze e shoqeruar me buzeqeshje me pëshperimën e fjalëve Do vi per ty, ndez ate shkëndi qe e ben zemren te rrah fort.
Kur lexon prozën LOTËT E NJË GRUAJE të Blerines dhelexuesi përlotet, kjo do të thotë se krijmtaria artistike ka prekur telat e zemrës, ka deportuar ne honet e hapsires se shpirtit te lexuesit e ,sigurisht, ky eshtë misioni i letersisë. Mardhenjet prind fëmijë, vella moter po dhe te dy te dashuruarve shkrimtarja Blerina Pëllumbi na e sjell me një përkushtim, plot emocion, me një këndveshtrim teper origjinal gati si një moment hynor
Autorja ka ditur te portretizoj, ta ngre ne pedistal, figurën e nënes në te gjitha dimensionet deri ne detaje, me nje besueshmëri dhe një trillim te bukur artistik. Në letersinë botrore, por dhe atë shqiptare ka plot shembuj kur femijet i pergjerohen, perkushtohen deri ne sakrifica sublime per ta shpetuar dhe nga vdekja. Po Dea, qe mua me kujton Dea-n e Butrintit te bardhë,te mermert,te fildisht, po Dea si personazh i Blerines ç do bente per Nenen e saj?
Kur nena ishte semure vinte vajza mijra kilometra larg në emigrim per ta shikuar,pastaj ikte prane familjes,kjo eshte jeta reale, kur nëna në dhendje te rende në spital, vajza ne shtatzaninë e dyte vjen te lind ne qytetin e lindjes. Ne të njetin spital nena në gjendje te rendë, vajza në lindje. Pa lindjes ashtu siç ishte merr femijen e saj e shkon te dhoma ku ishte nëna, shtrihet pranë saj
Ç ndodh me Nëne Viktorin?

Kur shikon fëmijet, syte e saj te venitur shkreptin nga gëzimi, buzeqeshja ju kthye në buzet e thara, zgjati duart si pulëbardhe drejt femijes duke thëne
- më erdhi Nipçja moj gra, moj motra , dhe e mori në krah si pëllumb.
Historia e dashurise mes Albanit e Deas ka bukurinë dhe freskinë e ngjyrat e moshes, një dashuri qe jep e merr dashuri. Vitet kalojnë e jeta ka batica e zbaticat e veta,por ne çdoparagraf pirtreti, bota shpirterore e sejcilit konkretizohet dukshem dhe bindes por me kubatur ndryshe. Nëse Dea vjen duke u rritur dhe pjekur, me nje sellje plot dashuri, e, duke thyer ingranazhet e deshirave te saj te ingranohet ne jetën bashkshoryore e familjare Albani e tregon veten përhere e më negativ, ndoft dhe nga smubdja, por duke krijuar ďy pole te kundert qe perplasja i çoj në divorc, në ate dramen e madhe te ndarjes ku gjitha perjetimet e saj per Dean kthehen në forc per te jetuar per femijet dhe per vete
Gjuha e pastër dhe e pasur qe shkruan, mënyra e rrefimit me kultin e te folurit ngadalë, gjetjet e bukura, e bën vepren te lexueshme dhe mbreslënëse
Nëse libri "LOTËT E NJË GRUAJE të shkrimtares Blerina Pëllumbi me vetem 100 faqe e pak personazhe ka formatin e një novele, nga dramaciteti i ngjarjeve, dinamika e trajtimi i personazheve, po, dhe nga vlerat artistike e mesazhet filozofike qe percjell ka vlerat e një romani ku çdo lexues do deshironte ta kishte në biblioteken e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...