Eurovizion/ Eugen Bushpepa cilësohet “surpriza” e festivalit

Hënë, 16 Prill 2018 17:54

Ka mbetur edhe një muaj para se të zhvillohen tre netët finale të kompeticionit më të rëndësishëm muzikor europian, “Eurovizionit”. Por përpara se të zhvillohen këto netë, pjesëmarrësit zhvillojnë koncerte seri në disa shtete kryesore. Këtë fundjavë koncerti u zhvillua në Hollandë dhe sipas sondazheve paraprake kënga “Mall” që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion është një nga suprizat.

Sipas disa klasifikimeve momentale nga sondazhet e deritanishme, “Mall” e Eugen Bushpepës është renditur në Top 5 më të mirë, duke i dhënë një mundësi Shqipërisë drejt rrëmbimit të çmimit të madh.

Mediat gjithashtu e kanë cilësuar performancën e Bushpepës si një prej surprizave të natës, ndërsa kanë shtuar se duhet të jetë një ndër këngët e para që duhen zgjedhur drejt finales.

“Surpriza më e madhe e natës ishte nga Shqipëria. Performanca e Eugent Bushpepës me këngën ‘Mall’ shkoi shumë mirë dhe u prit shumë mirë nga publiku i Amsterdamit. Ishte një nga këngët e para që duhej të zgjidhej,” shkruajtën mediat e huaja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...