Kineastët apel Ministrisë së Kulturës: "Zhblloko pagesën e të drejtës së autorit!

E Enjte, 09 May 2019 12:29

Kineastët kërkojnë zhbllokimin e situatës me pagesat për të drejtat e autorit. Sipas tyre është një problematikë, që ka sjellë të mos marrin prej më shumë se një viti pagesën për të drejtën e autorit me filmat. Nuk është hera e parë që kineastë të njohur në vend kërkojnë që Ministria e Kulturës të ndërhyjë për të zhbllokuar këtë situatë, por sipas tyre edhe pse i janë drejtuar herë pas here me letra apo kanë zhvilluar dhe takime asgjë nuk është zgjidhur. Në reagimin e tij regjisori i njohur Esat Musliu tregon se gjatë 2018 nuk janë paguar, por kjo situatë vijon dhe gjatë këtij viti. Kineasti shprehet se e kundërshton mënyrën se si funksionin Sporteli Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit (SUADA). Të gjendur përballë problemeve kineasti Esat Musliu tregon se deri tani Ministria e Kulturës ku ata janë drejtuar vetëm ka heshtur. “Situata është për faqe të zezë me të drejtën e autorit për pagesat. Nga SUADA nuk kemi marrë deri tani asnjë qindarkë, Forumi po mbahet me shpirt në dhëmbë. Ne nuk kemi marrë në vitin 2018 nga SUADA asnjë qindarkë, edhe tani në 2019 dy herë ka shpërndarë paratë SUADA dhe neve sërish asnjë qindarkë. Në këtë situatë ne i kemi shkruar ankesa dhe shkresa Ministrisë së Kulturës dhe e kemi vënë në dijeni se çfarë po ndodh dhe ministria hesht. Na dëgjon me shumë vëmendje, dhe na përcjell duke thënë do ta shikojmë këtë problem. Ministria ka një vit e gjysmë që po shikon dhe nuk ka parë asgjë akoma”, shprehet regjisori Esta Musliu, i cili deri pak kohë më parë ka qenë dhe kryetar i Forumit të Mbrojtjes së Autorëve të Audiovizualit. Në reagimin e tij kineasti vijon se kjo situatë ka qenë bërë me dije dhe gjatë kohës së ish ministres së Kulturës, por dhe ministrja Margariti vetëm i ka dëgjuar. “Ne kemi kërkuar takim me insistimin tonë me ministren Margariti, na ka pritur dhe dëgjuar dhe kaq, asgjë. Por janë punët që duhen bërë nëpër zyra dhe nuk i ndërhyjmë dot”, shprehet Musliu. “Jemi duke pritur një vendim nga ana e Ministrisë së Kulturës, nuk kemi çfarë të themi tjetër dhe vetëm presim. Në 2018 asnjë pagesë, asnjë qindarkë, zero. Ne jemi kudër Sportelit Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit, sepse sipas nesh nuk po i ndan të ardhurat si duhet, ne nuk po na përfill. Janë kaq shumë gjëra që duhen të kenë zgjidhje dhe Ministria e Kulturës duhet të ndërhyjë të zgjidhë këtë ngërç. Unë kam dhënë dorëheqjen nga Forumi për Mbrojtjen e Autorëve Audiovizualit dhe është vënë Sajmir Kumbaro. Dorëheqjen e kam dhënë me dëshirën time dhe insistimin tim, sepse nuk ma pranonin. Iu kam thënë nuk dua të rri më”, vijon Musliu. Për problemet me të drejtën e autorit edhe kineasti i njohur Mevlan Shanaj shprehet se deri tani është treguar, që nuk ka institucione dhe nuk një Ministri Kulture. “Janë të gjitha mashtrime mediatike në të vërtetë nuk ekziston e drejta e autorit me filmat. Me ç’të drejtë marrin një vepër nga interneti dhe i vënë dhe një tekst tjetër? Nuk ka këtu zyrë të së drejtës të autorit, që ti pyesë ku e keni lejen e autorëve? Ministri Kulture nuk ka për të drejtën e autorit me këtë problematikë që jemi sot”, shprehet Shanaj në reagimin e tij. Më herët kineastët janë shprehur se SUADA është provuar që të krijohej dhe më parë, por ka qenë kundërshtuar fort prej tyre.

Nga Julia Vrapi

Modifikuar më E Enjte, 09 May 2019 12:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...