Beograd, dhuna dhe terrori serb në Kosovë, këtë do ta shpërfaqë Ismet Sijarina

Tuesday, 14 May 2019 11:30

Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, ngjarje kjo unike që ka prezantuar skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës në Beograd që nga viti 2014, do të mbahet nga 29 maji deri më 1 qershor të këtij viti. Qëllimi i festivalit është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesëve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkojnë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuoj në arritjen e një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ashtu sikur edhe gjatë viteve të kaluara, edhe këtë vit vizitorët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për skenën kulturore të Kosovës përmes një sërë dramash, shfaqjesh, filmash, koncertesh dhe ekspozitash. Një pjesë e festivalit do t’i kushtohet diskutimeve dhe debateve për të ardhmen e marrëdhënieve Prishtinë – Beograd dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të dy shoqëritë.

Hapja zyrtare e festivalit “Mirëdita, dobar dan!” do të bëhet të mërkurën me 29 maj me shfaqjen e filmit “Cold November”, me regji të Ismet Sijarinës, film ky i cili është prezantuar në shumë festivale ndërkombëtare të filmit të cilat kanë rezultuar me dy çmime dhe tre nominime.

Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina.

Por, një ngjarje (event) e cila do t’i paraprijë hapjes do të jetë performanca artistike “Let’s make love” nga Shkumbin Tafilaj. Gjatë festivalit, publiku do të ketë mundësinë të shoh filmin dokumentar “Ferdonija”, film ky nga Gazmend Bajri, i cili tregon jetën e një gruaje që ka humbur tërë familjen e saj gjatë luftës së fundit në Kosovë. Një shfaqje teatrore me regji nga aktori dhe regjisori i famshëm shqiptar Enver Petrovci e titulluar “Kreolet e Ballkanit” do të prezantohet gjatë festivalit për të gjithë dashamirësit e teatrit. Gjatë festivalit do të organizohen tre debate të ndryshme për të diskutuar çështje lidhur me personat e pagjetur, shkrimin e dramave të reja në Kosovë dhe librat e historisë. Së bashku me këto debate, do të promovohen tre botime specifike: Libri i Kujtesës me tregimet e familjeve të të pagjeturve “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” të botuar nga forumZFD në Kosovë dhe Integra, “ONE FLEW OVER THE KOSOVO THEATER – Një Antologji e Dramës Bashkëkohore nga Kosova” botuar nga Multimedia (Kosovë) dhe Beton (Serbi). “Historia e Kosovës në tekstet e historisë së Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë”, shkruar nga Shkëlzen Gashi dhe botuar nga Alter Habitus.

Performanca përmbyllëse e edicionit të këtij viti do të jetë një koncert shumë emocionues i grupit trio “Don’t listen to your neighbours” nga Kosova, të cilët janë të mirënjohur sepse kanë mbajtur gjithmonë një koleksion të rafinuar të repertorit tradicional shqiptar dhe në vitet e fundit ata kanë zhvilluar një stil mjaft unik me elemente të xhazit të cilat na vijnë në mënyrë të sofistikuar. Më pas, performanca e DJ Matale-s nga Prishtina do të përmbyllë festivalin “Mirëdita, dobar dan!” 2019.

Frymëzim për festivalin “Mirëdita, dobar dan!” është aktori i mirënjohur shqiptar, kosovar, jugosllav por edhe i tërë botës, Bekim Fehmiu i cili simbolizon unitetin por edhe ndarjen, por gjithashtu edhe mundësinë e bashkimit të dy hapësirave kulturore në një të vetme.

Festivali do të mbahet në disa lokacione. Hyrja, si në vitet e kaluara, do të jetë pa pagesë.

Festivali organizohet nga Integra (Kosovë), Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), dhe Iniciativa Qytetare (Serbi), me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

1 koment

  • Përgjigju JanBrura

    Buy Now Flagyl Cheap Online buy cheap generic cialis online Cialis Rezeptfrei Internet Cialis Cialis Soft Moins Cher

    Premte, 10 Prill 2020 19:49 komentuar nga JanBrura

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Lefter Maliqi:Rotacioni politik i pashmangshëm! Ndryshimi po ndodh, unë me shokët e mi jemi në koalicion me SHBA dhe BE

Politikë

Lefter Maliqi:Rotacioni politik i pashmangshëm! Ndryshimi po ndodh, unë me shokët e mi jemi në koalicion me SHBA dhe BE

  Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka vijuar me akuzat kundër Ramës duke thënë se rotacioni politik është i pashmangshëm. Maliqi shprehet se Rama ka mbetur vetëm pasi gris çdo marrëveshje...

Ph.D.Ilir Pecnikaj/ZOT NA SHPËTO NGA KJO QEVERI DHE KOMITETI I SAJ TEKNIK.

Politikë

Ph.D.Ilir Pecnikaj/ZOT NA SHPËTO NGA KJO QEVERI DHE KOMITETI I SAJ TEKNIK.

Mjegullnaja e pandemisë, shurdhëria e qeverisë dhe idiotësitë e “Komitetit Teknik”, të cilëve COVID-19 ju ka marrë trutë, kanë kurthuar të gjithë popullin, qoftë fizikisht dhe mendërisht. Çdo ditë lexon një...

Gjeneral * Piro AHMETAJ: “Kryeministri në ikje dorovit për 1 €, Bazën Ushtarake Detare të Sarandës”

Politikë

Gjeneral * Piro AHMETAJ: “Kryeministri në ikje dorovit për 1 €, Bazën Ushtarake Detare të Sarandës”

Para më shumë se një jave Kryetari i Partisë Demokratike, Zoti Lulzim BASHA, paralajmëroi publikisht nga Divjaka se, në shkelje të ligjit dhe të interesave kombëtare, Kryeministri në ikje, po...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!