Bruno Shllaku sjell sonte premierën “Të korrat e gjelbërta" në Metropol

Premte, 14 June 2019 13:20

Drama “Të korrat e gjelbërta" shkruar dhe me regji nga Bruno Shllaku vjen mbrëmjen e sotme premierë në skenën e Teatrit të Metropolit. Një dramë, që ka në role aktorë të njohur të teatrit dhe për tre net me radhë do të jetë në skenën e Metropolit para publikut. Me regji nga Bruno Shllaku, ngjarjet e veprës janë të hedhura në harkun kohor 1945-1967. Sipas autorit ishte një periudhë e egër ato vite dhe në pjesë janë dhe disa kujtime të xhaxhait të tij. “Unë jam inspiruar nga vepra " Rrno për me tregue" e At Zef Pllumit si dhe nga kujtime të trishta të të mbijetuarve në burgjet famëkeqe të Spaçit, Burrelit e Korçës. Një periudhë e egër e ç'mobilizimit me dhunë e terror të kulteve e njerëzve që shërbenin në to. Unë veprën e At Zef Pllumit  e kam bërë në letërsi, por gjërat që më kanë inspiruar më shumë janë kujtimet e xhaxhit tim në burgun e Korçës, në kohën kur thahej këneta e Maliqit, si dhe disa materiale autentike të punimeve të disa nga priftërinjve më në zë që ka pasur në atë kohë Shqipëria e Veriut si njerëz të letrave, si poliglot, etj”, tregon regjisori Shllaku. Por më tej ai tregon se ka përdorur dhe të tjera materiale për pjesën teatrore, që janë ofruar nga familjarët e viktimave. “Jam munduar që të marr dhe disa dokumente të tjera që mi kanë ofruar familjarët nga qëndrimi i këtyre njerëzve në momentet pak çaste para pushkatimit dhe si dhe qëndresat në burgje në momentet e agonisë kur këta njerëz i bënin thirrje vetvetes që të vdesin për një ideal të ri dhe botë tjerë dhe jo kjo botë që të merr frymë dhe për disa budallallëqe të çon në litar”, vijon më tej regjisori për shfaqjen që sonte vjen premierë në teatrin Metropol. Kjo shfaqje përshkruhet me nota e ngjyra nga më të dhimbshmet e të pakrahasueshme as me shekullin e mesjetës. “Të korrat e gjelbërta” thuhet në materialin e veprës, është një tragjedi që nëpërmjet emocioneve të harmonizuara mjaft mirë me ngjarjet dhe materialin dramaturgjik, bën që aktorët Mimoza Marjanaku, Dana Xhaj e Bruno Shllaku që vjen në rol të transmetojnë rrënqethtazi tragjedinë e atyre njerëzve, tashmë Martire të Kombit. Rolet e tjera të veprës interpretohen nga aktorët Kliti Roshi, Fran Vukaj, Gjovalin Kolaj, Megi Kolaj, Piero Boseta, Marviks Shantoja etj. Në materialin e veprës tregohet se historitë e kësaj drame-tragjedi shpluhurosen fortazi nga copëzat e jetës, disi të harruara nga ne. “Një mesazh kardinal është " bashkëegzistenca dhe bashkëjetesa e komuniteteve të ndryshme fetare mes tyre".  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...