Dokumentari “Simfonia 57”, kushtuar Orkestrës Simfonike të RTSH

Premte, 21 June 2019 14:03

Dokumentari kushtuar Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, “Simfonia 57”, me regji të Zhejniva Garo u shfaq në “kinemanë” verore, tek sheshi “Skënderbej”. Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962 si formacioni orkestral më i madh i kohës. Orkestrantët ishin kryesisht muzikantë të rinj, që studiuan në vend, si dhe nga profesionistë të specializuar në Pragë, Moskë, Laipcig etj. Fillimisht u quajt Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografisë. Krijimi i saj shënoi një etapë të re në zhvillimin kulturor dhe artistik në Shqipëri. Koncerti i parë u realizua më 20 gusht të po atij viti nën dirigjimin e Mustafa Krantjes dhe u luajtën vepra të Haydn, Mendelssohn dhe Mozart. U ekzekutuan dhe u regjistruan veprat e kompozitorëve shqiptarë  Zadeja, Harapi, Daija, Grimçi, Çangu, Lara, etj, për të vijuar me brezat më të rinj si Gaqi, Dizdari, Kushta, Lara, Peçi, etj. Gjithashtu u realizuan produksionet muzikore për shumicën e filmave shqiptarë. Qëllimi i krijimit të këtij formacioni brenda institucionit të RTSH ishte që të siguronte dhe mbulonte me orë transmetimi muzikore mundësimin e realizimit të shumë aktiviteteve artistike që ideonte dhe realizonte ky institucion. Krijimi i këtij formacioni të madh muzikor solli një ndikim të jashtëzakonshëm të ndjeshëm dhe të menjëhershëm në zhvillimin muzikor në të gjithë vendin duke sjellë hapa ne zhvillimin e përgjithshëm kulturor. Janë ekzekutuar dhe regjistruar si emisione radiofonike për atë kohë veprat e para te kompozitoreve dhe njëkohësisht të drejtuesve muzikorë të institucionit si simfonitë e para të Abdulla Grimcit, Vath Çangut e më pas veprat e kompozitorëve të tjerë të cilët u bënë dhe udhërrëfyesit e zhvillimit muzikor në vend. Të gjithë lartësuan artin muzikor në përgjithësi dhe rritën bashkë me të dhe nivelin artistik e mjeshtëror të Orkestrës Simfonike të RTSH. Që nga veprat e para të ekzekutuara nën drejtimin e dirigjentëve të saj të parë Mustafa Krantja e Simon Gjoni me veprat klasike të literaturës botërore e deri tek aktiviteti i gjatë e shumëformësh i dirigjentëve të këtij formacioni Ferdinand Deda, Eno Koço, Ermir Krantja, Oleg Arapi, Jetmir Barbullushi etj, orkestra simfonike e RTSH është përballur me sukses dhe me vepra të literaturës së spikatur botërore romantike apo moderne bashkëkohore e drejtuar edhe nga mjeshtra dirigjentë të huaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...