Ermonela Jaho vlerësim me operën “Ana Bolena” në Australi

Hënë, 08 July 2019 15:40

Sopranoja Ermonela Jaho me operën “Ana Bolena” po vijon me suksesin e saj në skena të huaja. Sopranoja Ermonela Jaho interpreton rolin kryesor në operën e Donizzetit "Anna Bolena" në premierën e këtij produksioni të ri, që hapi siparin e Opera Australia në 2 korrik, për të vazhduar shfaqjet në datat 6, 9, 13, 17, 20, 23 dhe 26 Korrik. Teatri i Operës dhe Baletit ka publikuar materiale nga The Economist dhe Financial Times, që shkruajnë me vlerësime për sopranon shqiptare. “Një engjëll i zjarrtë", kështu e cilëson The Economist sopranon shqiptare Ermonela Jaho për interpretimin e rolit të Ana Bolenës në operan e Donizzeti-t. Revista prestigjioze vijon më tej duke shkruar: “E njohur për të falur zemrën dhe shpirtin e saj në skenë”, ndërsa Financial Times shkruan: “Mos u përpiqni as të rezistoni”, për performancën e saj. TOB shprehet se përmes Ermonela Jahos ne ndihemi në nivele të larta në botë. “Një nga më të mirat dhe që na bën të ndihemi në nivele të larta, në botë”, shprehet Teatri i Operës dhe Baletit. Nga viti 2009, karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me lavdërime të shumta nga kritikët. Ajo vazhdon të paraqitet me La rondine të Puçinit në Trieste, Karmen në Glyndebourne dhe La Traviata në Lion. Në 2009, ajo vjen si Liu (Turandot) në Filadelfia, Vitellia (La Clémence de Titus) në Avinjon, dhe Ana Bolena në Paris. Në tetor 2010, ajo duartrokitet në rolin kryesor Thais (e kompozitorit Zhyl Masene) në operën e Tulonit. Në prill 2011, ajo luan rolin e Luizës në Luiza Miller e Verdit në operën e Lionit, nën regjinë e David Alden. Në tetor 2013, ajo këndon në La Vestale (Spontini) në Teatrin e Champs Elysees. Për hapjen e sezonit 2013-2014 në operën e Grand Avignon, ajo risjell rolin e Cio-Cio-San në Madama Butterfly, nën regjinë e Mireille Laroche. Në shtator 2014, ajo shfaqet si Violeta e Traviatës në Operën Bastille, dhe në tetor vjen me një recitim në sallën Cortot të 'Ecole Normale de Musique de Paris', e shoqëruar nga Genc Tukiçi. Pasi risjell rolin kryesor të Madamës Butterfly ne 2015, në janar 2016, ajo është Desdemona e Othellos (Verdi) në Teatrin e Madh të Liceut në Barcelonë. Në shkurt 2017, ajo vjen përsëri si Violeta e Traviatës në Sydney Opera House, ku vlerësohet shumë, duke vijuar me suksese të tjera aktivitetin e saj.

Modifikuar më Hënë, 08 July 2019 15:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...