Arti shqiptar në zi/ Vdes aktorja e njohur shqiptare

E Enjte, 11 July 2019 18:46

Një lajm i hidhur ka mbërritur vetëm pak orë më parë. Aktorja e njohur shqiptare Valentina Caci ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur një tjetër aktor njohur nga Korça, Zamira Kita, nëpërmjet një publikimi në profilin personal të saj të Facebook. Në këtë postim, Zamira ka theksuar se kujtimi i saj dhe rolet e saj në filma do të jenë të paharruara përgjithmonë.

 

“Lamtumire, e mira, e talentuara, e bukura, Valentina Caci!

 

Rolet e shumta te realizuara prej saj, do te ngelen gjithmone ne kujtesen tone, bisedat dhe keshillat e saj, te paharruara! I perjetshem kujtimi!” - shkruan aktorja Zamira Kita në profilin e saj në rrjetet sociale, madje duke e shoqëruar postimin e saj edhe me dy fotografi emblematike mga rolet e Valentinës në filma.

Valentina Caci lindi në qytetit e Korçës më 2 mars të vitit 1936. Në lëvizjen artistike që shpërtheu që ne muajt e parë të paraçlirimit u aktivizua në grupet teatrale amatore, ku dhe u dallua si aktore amatore me perspektivë për skenën korçare.

Ishin këto të dhëna, për këtë amatore, që ra në sy të Dhimitër Trajçes, që e afroi në grupin e teatrit të ngritur pranë Pallatit të Kulturës së qytetit.

Aty, një vit mbas krijimit të teatrit profesionist, mbështetur në talentin e saj të treguar në grupin amator, Valentina Caci emërohet aktore në trupën  teatrit profesionist. Regjisorët i besojnë role të rëndësishëm gjatë gjithë karrierës së saj në skenë.

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...