Festivali ndërkombëtar i muzikës së dhomës, shtatë ansamble në edicionin e 14

Premte, 12 July 2019 15:26

Festivali ndërkombëtar i muzikës së dhomës “Chamber Fest Durrës" këtë vit vjen në edicionin e 14, me shtatë ansamble muzikore të njohura për aktivitetin e tyre artistik. Festivali po zhvillohet në Muzeun Arkeologjik në Durrës dhe artistët shqiptarë dhe të huaj janë pjesë e tij, me koncerte dhe një krijimtari të pasur muzikore. Edicioni i 14 zhvillohet këtë vit nga data 4 deri më 21 korrik dhe po vijon mbrëmjet e tij muzikore, ku deri tani janë zhvilluar disa koncerte. Drejtoresha artistike Nevila Kalaja shprehet se ajo që është investuar prej vitesh për këtë festival ka qenë niveli. “Ajo që është investuar është niveli, që në momentin e parë nuk është toleruar në nivelin e koncerteve. Që nga hera e parë ka qenë që të ishte një festival i verës, i muzikës së dhomës”, shprehet drejtoresha artistike Nevila Kalaja. Artistët pjesëmarrës në festival sipas drejtoreshës artistike Nevila Kalaja janë të njohur me aktivitetin e tyre artistik jo vetëm në skenën shqiptare, por dhe ato të huaja. “Këtë vit ne kemi sërish disa ansamble muzikore të njohura. Ne patëm një koncert me “Minguet Quartett” nga Gjermania, që ka një vit e gjysmë që e kanë caktuar datën e koncertit dhe janë edhe për 2021 të mbyllur me data. Pra kanë mbyllur stinën e tyre të 2021, kjo është një nga veçoritë që të bën të mendosh, që janë nga ato grupe që e kanë xhiron dhe nuk janë që presin kur do na thërrasin. Këtë radhë janë shtatë ansamble të ndryshme muzikore. Kishim ansamblin gjerman, ai shqiptar i Universitetit të Arteve, ishte një trio nga Maqedonia e Veriut me artistë që kanë goxha xhiro dhe janë serioz në punën e tyre. Tani vjen një duo spanjolle, më pas vjen një trio italiane baroke, vjen një kuintet austriak dhe të gjitha janë ansamble të përcaktuara. Janë artistë që kanë vite që luajnë muzikë”, shprehet drejtoresha artistike Nevila Kalaja. Festivali po zhvillon koncertet e tij në Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe sipas drejtoreshës artistike Nevila Kalaja grupet pjesëmarrëse janë në xhiron e festivaleve në botë. “Sidomos këto vitet e fundit janë absolutisht grupet më të mira, që janë në xhiron e festivaleve botërore”, shprehet ajo. 

Deri tani në festival janë zhvilluar tre koncerte dhe në vijim për publikun janë dhe katër të tjerë. Festivali u çel me koncertin “Minguet Quartett” me instrumentistë nga Gjermania. Programi vijoi me koncert i Piano Kuartetit nga Universiteti i Arteve, Tiranë. Më pas programi vijoi me koncertin e trios “Ad libitum” nën interpretimin e instrumentistëve nga Maqedonia e Veriut. Në vijim për publikun do të jetë koncerti i duos me pjesëmarrjen e David Martin në violonçel dhe Miguel Angel Ortega Chavaldas në piano nga Spanja. Pjesë e programit janë dhe instrumentistë nga Italia me koncertin e “Umbra Lucis Ensemble” si dhe artistët nga Austria koncerti i kuintetit “Wienner Kammersymphonie”. Mbrëmja e fundit më 21 korrik do mbyllet me koncertin e orkestrës së studentëve nga Universiteti i Arteve në Tiranë nën drejtimin e Orazio Baronello dhe soliste Laura Llozi në violinë. Festivalit Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës zhvillohet prej vitit 2006 në qytetin e Durrësit. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...