Censura në Neorealizmin Italian dhe Hollivud

Hënë, 22 July 2019 10:08

Nga Abaz T. Hoxha*

Cikli: Mbi censurën në kinematografi - Pjesa II.

(Vijon nga dje)

Neorealizmi italian

Këta regjisorë i xhiruan filmat e tyre drejtpërdrejt në natyrë, në rrugët e qyteteve, me xhirime më shumë autentike se në studio dhe më vonë i dublonin. Kjo uli shumë shpenzimet e xhirimit dhe krahas saj në interpretim u aktivizuan njerëz të zakonshëm, të marrë nga rruga.

Tek kjo rrymë pati ndikimin e saj edhe lëvizja punëtore dhe e majtë, influenca e Bashkimit Sovjetik që doli nga lufta botërore me një prestigj të madh dhe zgjoi aspirata tek shtresat e ulëta, lëvizja punëtore dhe komuniste, trajtoi tema të mprehta sociale, duke trajtuar kushtet e rënda ekonomike të jetesës dhe që morën karakterin e filmave të mprehtë social-politikë.

Neorealizmi i kundërvihej sistemit në Itali me vëzhgimet e tij kritike kundrejt shoqërisë italiane të pasluftës. Me gjithë miratimin dhe jehonën ndërkombëtare, në vitin 1949 shteti ndaloi me ligj subvencionimin dhe dhënien e liçensave të eksportit për filmat që kritikonin shoqërinë italiane. Megjithatë, ai gjeti përkrahje ndërkombëtare. Kineastë nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine panë te neorealizmi mundësinë për të realizuar filma me pak shpenzime për vendin dhe njerëzit e tyre. Nga India në Kubë neorealizmi u bë një frymëzim për realizimin e filmave të suksesshëm.

il-miracolo-delle-campane-1948-frank-sinatra-alida-valli-fred-macmurray-irving-pichel-dir-mrbs-001-collezione-moviestore-ltd-draf3m.jpg

Neo-Realizmi pati jehonë të gjërë dhe influencoi fuqishëm kryesisht kinemanë botërore por u pasua nga furtunë publike brenda Italisë. "La Terra Trema" u shfaq vetëm mbasi iu bënë disa shkurtime duke iu dubluar dialogu i dialektit siçilian me gjuhën standarte italiane dhe nuk pati sukses financiar ndërsa "Umberto D" shkoi edhe më keq. Sukses më të madh patën filma të tillë si ai i Giuseppe De Santis’s "Riso Amaro / Oriz i hidhur" (1949ë Bitter Rice), që bënte një përzierje të përmbajtjes sociale me elementët e melodramas me kriminalitet dhe që kamera theksonte portretin e aktores së re Silvana Mangano në fushat e orizoreve. Filmi shënoi karierën ndërkombëtare të yjeve të rinj të kinemasë italiane Silvana Mangano, Vittorio Gasman dhe Raf Vallone. Lidhjet me Neo-Realizmin nuk janë limituar vetëm në gjinitë e filmave komikë por edhe në filmat sentimentalë dhe në gjini të tjera. Konfirmim i këtyre lidhjeve konsiston në faktin që, megjithë ndryshimet në stil, kjo lëvizje ka krijuar një “shkollë” të vërtetë ku struktura e realitetit dhe rruga për ta paraqitur atë janë investiguar, dhe nën ndikimin e kësaj influence gjenerata e re  e regjisorëve krijuan atë që ishte bërthama e kinemasë italiane në vitet 1950 dhe 1960 ku midis regjisorëve, u dalluan Frederico Fellini dhe Michelangelo Antonioni.

riso_amaro_01.jpg

E përballuar me distribucion e varfër dhe pritjen e ftohtë të autoriteteve, nga që këta filma nxinin imazhin e Italisë, kineastët e kësaj rryme ndërruan kursin duke parë suksesin e tyre në kinemanë komerciale dhe në atë që do të vijonte më vonë në filmin ndërkombëtar që do të quhej Art-Film. Shkëlqimi i Neo-Realizmit përfundoi që në vitet e para të viteve 50-të. Rosellini vazhdoi të xhirojë disa filma me vlerë si: "Il Miracolo" (1948) pjesën e parë që u quajt "L’Amore", ndërsa Marcello Pagliero dirigjoi pjesën e dytë, "Una Voce Umana / Një zë njerëzor"), me interpretim të Anna Magnani dhe djaloshit Federico Fellini me një rol në interpretimë "Stromboli, Terra di Dio"(1949ë Stromboli); "Francesco, Giullare di Dio" (1950ë Francis, God’s Jester), skena nga jeta e Shën Franceskos; "Europa ‘51" (1951); dhe “Viaggio in Italia / Udhëtim në Itali” (1954) Journey to Italy, me interpretim të Ingrid Bergman me të cilën edhe u martua Rossellini në atë kohë) - pas kësaj Rossellini e abandonoi filmin artistik për të përqëndruar në vepra dokumentare për televizionin.

MV5BY2VmNTA4MWMtY2NhNS00ZWZjLTgwMDMtMjdiNjg3OGU4ZWQxXkEyXkFqcGdeQXVyNzMzNzY1OTQ@._V1_.jpg

***

Por censura nuk ka ekzistuar vetëm në vendet socialiste dhe përgjithësisht në shtetet diktatoriale. Kjo ka ndodhur edhe në shtete me një demokraci të kultivuar si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u ndalua çdo ndikim i ideologjisë të vendeve lindore. Ju bë bllokadë të gjithë filmave që prodhoheshin në lindje nën pretekstin e cilësisë së dobët. Nuk mund të mohohet fakti që kinematografia sovjetike ka pasur një zhvillim të madh pas Luftës së Dytë botërore dhe ka prodhuar edhe shume filma me vlerë, bile edhe ekranizime të veprave të shkrimtarëve amerikanë, Xhek London etj., por vetëm mbas viteve 1957 u lejua për herë të parë shfaqja e filmit sovjetik “Shtegtojnë krrillat” ndonse në vendet lindore janë shfaqur me shumicë filma të vendeve kapitaliste. Nuk duhet harruar fenomeni i “LISTAVE TË ZEZA” në Amerikë. Një fenomen që dëmtoi industrinë amerikane të filmit që u shpall nga Qeveria Amerikane nëpërmjet të ashtuquajturit Komitet të Veprimtarisë Anti amerikane që mori masa të rrepta për ndalimin e filmave që kishin "influenca dhe tendenca komuniste" për të ndaluar propagandën komuniste veçanërisht, sipas tyre që kishte depërtuar nga Bashkimi Sovjetik. Filloi një gjueti shtrigash dhe një censurë e rreptë që bëri të tërhiqen nga prodhimi shumë kuadro të njohur të filmit amerikan. Ky ishte një kapitull i zi (i errët) në historinë e Hollivudit. Kjo bëri që të largoheshin nga Amerika shumë figura të shquara të regjisë botërore që gjithashtu i kishin dhënë shkëlqim filmit amerikan dhe ndërmjet tyre edhe gjeniu i filmit botëror Charli Spenser Chaplin të cilit iu ndalua hyrja në Amerikë duke e akuzuar për veprimtari antiamerikane dhe tendenca komuniste.

JANUARY+11+EDNA+PURVIANCE.jpg

Në të njëjtën kohë komitetet në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës filluan të investigonin “infiltrimin” në industrinë e filmit të antarëve të Partisë Komuniste të Sheteteve të Bashkuara që u quajt e paligjëshme dhe se ishte nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik. Kompanitë filmike ndaluan dhe refuzuan shkrimtarët, regjisorët, aktorët dhe specialistë të tjerë të filmit të cilët u akuzuan në atmosferën e represionit politik që do të quhesh “McCarthysm” sipas senatorit amerikan Joseph R. McCarthy i cili në mënyrë të vazhdueshme akuzonte shumë zyrtarë amerikanë për pjesëmarrje në veprimtarinë komuniste. Kjo periudhë e quajtur e “listave të zeza” do të shkaktonte tronditje në industrinë e filmit. Ky fenomen ishte një censurë politike.Përfundimisht mund të themi se ekrani dhe spektatori amerikan pa nga filmat më të mirë europianë e botërore të xhiruar nga ajka e regjisurës kinematografike botërore. Bllokadë i ishte vënë kryesisht kinematografive të ish-vendeve socialiste dhe kjo jo vetëm se ato kishin për ta nivel të ulët cilësor dhe teknik, por thjesht për arsye të një nënvleftësimi ose një qëndrimi politik. Por siç kemi përmendur kjo ishte reciproke. Kuptueshëm, filma të regjisorëve europiano-lindorë të quajtur “disidentë”, që trajtonin ngjarje dhe fenomene që ishin pak a shumë një kundërvënie e maskuar e politikës shtetërore dhe tezave të realizmit socialist do të gjenin vend në ekranin amerikan. Po kështu shtypi dhe bota kinematografike europiano-perëndimore dhe e Shteteve të Bashkuara do të merrte nën mbrojtje edhe këta autorë, kur ata u persekutuan nga regjimet në fuqi për pikëpamjet e tyre siç ndodhi me regjisorët Sergej Parazhanov, A.Tarkovski, shkrimtarin Solzhenicin etj. Një pjesë e regjisorëve me vlera të spikatura regjisoriale të vendeve lindore që nuk gjetën hapësirën e nevojshme për të thënë hapur mendimin në filmat e tyre, si Milosh Forman etj., emigruan në vende e tjera perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vazhduan të xhirojnë atje filma me vlera të spikatura, duke u nderuar me disa çmime Oskar dhe duke e vendosur veten dhe krijimtarinë e tyre në piedestalin e figurave të shquara të kinematografisë botërore.

(vijon neser)

Modifikuar më Hënë, 22 July 2019 10:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...