"Pikëtakime artistike”, ekspozita shqiptaro-rumune

Premte, 02 August 2019 16:32

Ekspozita shqiptaro-rumune është çelur në Qendra Kulturore "Lasgush Poradeci" në Galerinë e Arteve të këtij qyteti. Pikturat e artistëve pogradecarë, por edhe tre piktorëve rumunë u prezantuan për të gjjithë artdashësit dhe vizitorët.

Dy shtete, secili me kulturën dhe traditën ndryshe janë bërë bashkë në një takim në galerinë e arteve në Pogradec në ekspozitën shqiptaro- rumune.

Kjo ekspozitë e titulluar "Pikëtakim artistik" bën bashkë pikëtorët pogradecarë, por edhe tre piktorë rumunë, dy prej të cilëve nuk jetojnë.

Piktori, Nicolae Ionescu, e prezantoi më së miri treshen e artistëve.

 “Realiteti që na rrethon, gjithë ndryshimi mes njerëzve, komuniteteve në mënyrën e jetesës, na jep këtë gëzim të njohjes. Do të ishte shumë monotone nëse do të ishim njësoj edhe ne artistët. Përveç punimeve të mija janë prezente edhe të artistëve, që fatkeqësisht nuk janë në jetë por janë të gjallë ëprmes punimeve të tyre”.

Piktori, Anastas Kostandini, tha se komunikimi përmes artit mbetet një gjë e mrekullueshme.

Pjesë e kësaj ekspozite janë disa nga veprat e piktorëve të mirënjohur rumun dhe shqiptarë Ion Murariu, Aurel Acasandrei, Nicolae Ionescu, Vangjo Vasili, Gentian Zeka, Anastas Kostandini si dhe  Miron Topçiu. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...