Korçë, rikthehet “Doktor Shuster” në skenën teatrore

Tuesday, 06 August 2019 12:38

Vepra teatrore “Doktor Shuster” shkruar nga Dusan Kovaçeviç me regji nga Qëndrim Rijani u shfaq për publikun në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Korçës. Një vepër, e cila përmes lojës së aktorëve në skenën e teatrit përcjell dhe mesazhe për shoqërinë. Përkthyer nga Timo Flloko dhe me regji nga Qëndrim Rijani kjo vepër pas Korçës do të vijojë për publikun dhe në skenën e teatrit të Bitolas në Maqedoni, por dhe në skenën e teatrit Zvezdara në Beograd. Një vepër që ka në role aktorë të njohur si Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Dritëro Ame, Blerta Belliu, Shkëlqim Jupi, Gloria Nura, Arben Malësia, Nikola Stefanov. Drejtoreshë e teatrit Zamira Kita mes të tjerave shprehet se vepra trajton një problematikë, që teatri i qytetit të Korçës herë pas here e ka në vëmendje. “Një vepër e bukur, sepse trajton problem social. Teatri i Korçës e kthen vëmendjen vazhdimisht te problemi i mbështetjes së brezit të vjetër, dhe si edukohet brezi i ri me dashurinë për më të moshuarin dhe respektin ndaj tyre, ndërkohë edhe të rinjtë si edukohen me dashurinë për teatrin. Ky bashkëpunim për këtë shfaqje këtë e ka në qëllimet veta”, pohon Zamira Kita, njëkohësisht dhe me rol në këtë vepër teatrore, që mban emrin e autorit Dusan Kovaçeviç. Komedia e zezë u mirëprit nga publiku këto net vere në qytetin e Korçës, ku veç aktorëve të njohur të teatrit në role regjisori Qëndrim Rijani sjell para publikut dhe emra të rinj, që tashmë po vlerësohen jo pak me angazhimet e tyre artistike. Me një aktivitet të larmishëm artistik në skenë gjatë këtij sezoni artistik drejtoresha teatrit të Korçës Zamira Kita mes të tjerave thekson dhe rëndësinë që ka ky bashkëpunim me këtë shfaqje teatrore. “Ne e kemi këtë shfaqje në repertor. Pas Korçës do të jetë në Bitola në teatrin e Manastirit, do të shkojmë dhe në teatrin e Beogradit. Pra “Doktor Shuster” jo vetëm në teatrin e Korçës, por do të jetë dhe në shtete të tjera. Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria do të jenë bashkë, sepse teatri do ti bashkojë artistët dhe publikun, ne kishim dhe të ftuar nga Maqedonia si publik në Korçë. Ne nuk dimë të kemi në Ballkan vetëm grindje dhe sherre, por dimë të vendosim dhe ura bashkëpunimi”, pohon mes të tjerave drejtoresha Zamira Kita. Shfaqja në skenë Mesazhet që përcjell vepra e Dusan Kovaçeviç, janë komplekse, që nga respekti për të moshuarin, për të vdekurin, te marrëdhënia me Zotin. Në komedinë e zezë që erdhi në skenë këtë herë nga regjisori Rijani, gjithçka rrotullohet rreth karrocave invalidësh, të cilat metaforikisht trajtojnë handikapin e shoqërisë sonë mbi të vërtetat tronditëse si raporti baba-fëmijë, burrë-grua, motër-vëlla, vëlla-vëlla. Komedia e zezë "Doktor Shuster" përmban brenda saj gjithë problematikën e rajonit të Ballkanit. Ndërsa elementi “karrocë” vjen si përkrahje ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara, dhe keqardhja është ajo gjë për të cilën ata kanë sa më pak nevojë. Vepra vërtitet rreth fatit të dy njerëzve, motër e vëlla, të cilët në vitet e tranzicionit nuk kanë mundur të ushtrojnë profesionet e tyre, motra si pianiste, kurse vëllai si doktor. Të veçuar këta njerëz janë përfaqësues të një kategorie morali që nuk ekziston më, po aq edhe tipa që mbështesin një mentalitet të ri. Kjo shfaqje erdhi në skenë në kuadër të projekti të Western Balkans Fund. Ndërkaq që regjisori Qëndrim Rijani ka pohuar se fakti që zgjodhi këtë vepër teatrore për ta sjellë në skenën e teatrit është problematika e saj, që është koherente me problematikat e shoqërisë që jetojmë në kohë tranzicioni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...