Gjergj Prevazi sjell “No Time”

E mërkurë, 07 August 2019 11:23

“No Time” titullohet shfaqja më e re e koreografit Gjergj Prevazi. I njohur në skena për punën e tij me artistët, këtë herë në vëmendje të koreografit të njohur është një bashkëpunim në Itali. Një shfaqje për të cilën po punon prej disa kohësh me kërcimtarët nga Italia dhe nesër në mbrëmje pritet që premiera të jetë në skenë. Gjergj Prevazi shprehet se para një muaji filloi të inskenojë koreografinë e tij më të re të titulluar “No Time”. “Shfaqja është një kërkim artistik bazuar në ripërsëritjen në formë spirale dhe ciklike të disa fenomeneve historike dhe sociale. Koncepti i shfaqjes mbështetet tek imazhi kozmik i rrethit, që është edhe imazhi i parë njerëzor në perimetrin e të cilit parakalojnë fitimtarët e të humburit, kriminelët e viktimat, dhunuesit e të dhunuarit, të gjallët e të vdekurit. Qendra e tij, në këtë rast, është metafora e barazlargimit ndaj së keqes e të mirës, ndaj krimit e ndëshkimit, ndaj joshjes dhe rezistencës, ndaj dashurisë e urrejtjes”, pohon koreografi për këtë vepër që nesër do të jetë për publikun. Premiera do të jetë për publikun në hapësirat arkeologjike ambientet të qytetit antik Paestum, në afërsi të Salernos në zonën e Campanias (me qendër Napoli), por koreografi Gjergj Prevazi shprehet se nuk do të mungojë edhe për publikun në Tiranë. “Shpresoj, që kjo shfaqje të prezantohet edhe në Tiranë, por kjo i përket vitit 2020”, pohon ai. Duke folur për këtë shfaqje, koreografi Prevazi një nga emrat e vlerësuar në skenën shqiptare, por dhe jashtë, shprehet mes të tjerave se produksioni është mjaft profesional dhe gjithmonë i gatshëm të suportojë procesin artistik. “E them këtë se tek ne në përgjithësi, pjesa e produksionit nuk është në nivelet e kërkimit artistik, madje shpesh bëhet pengesë apo frenim në zhvillimin e tij”, vijon më tej Prevazi. Ndonëse ka pasur plot eksperienca të tjera me kërcimtarë dhe kompani të huaja si gjermane, zvicerane, italiane, turke, serbe, maqedonase e boshnjake, çdo punë artistike sipas koreografit Gjergj Prevazi sugjeron qasje specifike dhe konkrete, varësisht karakteristikave e potencialeve psiko-fizike të kërcimtarëve apo dhe tematikave përkatëse. Sipas, tij, puna me 10 kërcimtarët e kësaj kompanie italiane, është në vetvete një sfidë profesionale. “Angazhimi, që kam marrë në këtë rast, me përball me nivele bashkëkohore të shkollës se dansit europian, që padyshim konfirmojnë ose sfumojnë nivelin e njohurive të mia profesionale. Dua të nënvizoj se shkolla italiane është djepi i dansit klasik e më vonë atij romantik, që ka ditur të përftojë në kohë edhe prurjet moderne e kontemporane”, pohon koreografi. Pas një pune disa javore, koreografi Prevazi shprehet se është arritur të krijohet një atmosferë mjaft pozitive me të gjithë kërcimtarët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...