Pas premierës kombëtare, “Shpia e Agës” rrugëton për në Kanada

Hënë, 26 August 2019 11:42

Pas premierës kombëtare të dhënë më 19 gusht, në Prishtinë, rrugëtimi i filmit të gjatë debutues të regjisores nga Kosova, Lendita Zeqiraj, “Shpia e Agës”, do të vazhdojë në Kanada.

Filmi do të jetë pjesë e edicionit të 20-të të “Calagary International Film Festival” që do të mbahet nga 18 deri më 29 shtator.

Në kuadër të këtij festivali filmi “Shpia e Agës” do të mundë të shikohet më 21 shtator në orën 16:30 në “Globe Cinema – Up” dhe më 28 shtator në orën 17:45 në “Eau Claire 3”.

“Calagary International Film Festival” është festivali i gjashtë më i madh në Kanada, i cili ka filluar të mbahej qysh nga viti 2000. Për këtë edicion Festivali do të shfaqë rreth 200 filma nga Kanadaja, si dhe nga 50 shtete të tjera. Që nga viti 2016 ai është festival kualifikues për “Oscar” për kategorinë “Best short”. “Shpia e Agës” në këtë festival është pjesë e kategorisë “World Cinema”.

“Pasi që ka fituar disa çmime me filmat e saj të shkurtër, Lendita Zeqiraj bën një debutim virtuoz me ‘Shpia e Agës’, një film që përshkruan në mënyrë delikate emocionet njerëzore gjersa me kujdes aludon në kohën e luftës në Kosovë dhe në tensionet etnike”, është përshkrimi që i është bërë filmit në faqen e Festivalit.

“Shpija e Agës”, filmi i gjatë debutues i regjisores nga Kosova, Lendita Zeqiraj, akoma mund të shikohet edhe nga publiku vendas në Prishtinë Filmi po vazhdon që të shfaqet në dy termine në Cineplexx. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...