Imazhet e atdhetarëve të shquar në pulla postare

E Enjte, 26 September 2019 16:03

Posta e Kosovës sot ka emetuar tri pulla postare me imazhet e atdhetarëve Shtjefën Gjeçovi, Ahmet Gashi dhe Mehmet Gjevori.

Ky emetim u bë në kuadër të tematikës ’’Personalitete të shquara” dhe në shenjë nderimi për figurat që dhanë kontribut të pazëvendësueshëm në lëmin e arsimit, shkencës dhe çështjes kombëtare.

Shtjefën Konstantin Gjeçovi-Kryeziu u lind në Janjevë, në vitin 1874.  Studimet teologjike i kishte mbaruar në Bosnjë, ndërkaq si famullor shërbeu në Pejë, Kurbin, Gomsiqe etj. Në Arbënesh të Zarës punoi për një kohë si mësues i shqipes. Mori pjesë në kryengritjet shqiptare kundër osmane në vitet 1909-1912 dhe më pas në Luftën e Vlorës më 1920. Gjeçovi ishte shkrimtar, etnolog dhe arkeolog i shquar i etno-kulturës shqiptare. Ai përgatiti veprën kapitale “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, që paraqet një monument të së drejtës zakonore të shqiptarëve. Gjithë veprimtaria arsimore dhe kulturore e tij përshkruhet me patriotizëm, për të cilën edhe vihet në shënjestër të shovinistëve serb, të cilët organizojnë vrasjen e tij më  14 tetor 1929.

Ahmet Gashi u lind në Prishtinë në vitin 1888, në një familje muhaxhirësh të dëbuar me dhunë nga Jabllanica. Pasi mbaroi studimet për histori dhe gjeografi në Universitetin e Stambollit,  kthehet si mësues në Prishtinë dhe me nxitjen e Hasan Prishtinës u zgjodh sekretar i Klubit Shqiptar të Prishtinës. Në vitin 1913, Gashi u emërua drejtor në shkollën qytetëse qendrore në Elbasan, profesor në Normalen e Elbasanit e pastaj drejtor i saj në vitet 1929-33. Ishte autor i shumë teksteve mësimore të gjeografisë e të historisë dhe hartave të Shqipërisë. Nga viti 1936 ishte anëtar nderi i Shoqatës Kombëtare Gjeografike të Amerikës. Vdiq në Tiranë, më 1977.

Mehmet Gjevori u lind në vitin 1910 në Elbasan. Pas përfundimit të Normales, ishte njëri prej mësuesve që iu përgjigj ftesës së ministrit të atëhershëm të Arsimit Shqiptar, Ernest Koliqi për të shërbyer në Kosovë që nga viti 1941, ku në këtë periudhë rreth 90% e popullatës në Kosovë ishte analfabete. Në Kosovë, Gjevori fillimisht emërohet drejtor shkolle në Prizren, pastaj inspektor arsimit, redaktor dhe kryeredaktor në shtëpitë dhe ndërmarrjet botuese të teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Ishte autor i Abetares së parë shqipe në Kosovë, autor i botimit “Frazeologjizmat e gjuhës shqipe dhe shpjegime”, si dhe autor i shumë librave të ndryshme. Kontributi i tij vazhdoi deri në përfundim të jetës në 2007./21Media/ KultPlus.com

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...