Ilir Kerni, drejtor i Baletit në Kroaci; soprano Jaho: Është largpamësi e kroatëve

Diel, 29 September 2019 09:10

Shqiptari Ilir Kerni, solisti dhe ish drejtori i TKOB, është emëruar drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit në Kroaci. Ai do të jetë në këtë post për periudhën 2019-2023.

Soprano Ermonela Jaho ka reaguar pas këtij lajmi duke e vlerësuar emërimin e Kernit si largpamësi të kroatëve për një vlerë artistike shqiptare.

“Urime Ilir Kerni për emërimin e merituar si Drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit (2019-2023) dhe komplimenta kroatëve për largpamësinë dhe vlerësimin ndaj një vlere artistike kombëtare shqiptare si ju”, shkruan soprano me famë ndërkombëtare.

Ilir Kerni drejtoi për disa vite edhe Teatrin e Operas dhe Baletit në Shqipëri, për tu larguar në vitin 2016-të ëpas disa mosmarrëveshjesh me Qeverinë. Artistët e TKOB firmosën në atë kohë një peticion kundër largimit të Kernit, që gjithsesi nuk u mor në konsideratë.

Modifikuar më Diel, 29 September 2019 09:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...