Rikthimi i suksesshëm i "Revizorit" në Teatrin e Durrësit

Hënë, 30 September 2019 13:29

“Revizori” është një nga kryeveprat e letërsisë botërore të shkrimtarit rus, Nikolai Gogol, me të cilën teatri “Aleksandër Moisu” në Durrës vendosi të çelë sezonin e ri artistik.

Një qytet me administratë të korruptuar, me funksionarë të lartë të dalë në përgjime, me njerëz të futur më burg pas protestave.

Ky është realiteti me të cilin përballet personazhi kryesor i interpretuar nga aktori Amos Zaharia.

“Ky është një nga rolet më të vështira të karrierës sime, është një rol që paraqet shumë sfida…”

Një vepër satirike, e cila përcjell një mesazh të heshtur reflektimi.

“Revizori vjen në një situatë shumë të turbullt politike në Shqipëri. Eshtë një thirrje shumë e madhe që ne si aktorë i bëjmë qytetarit që është koha të mos gënjehemi më.”

E shkruar në vitin 1936, për regjisoren Driada Dervishi “Revizori”i flet çdo kohë.

“Mendoj që është një pjesë që flet për një temë që mbetet gjithnjë aktuale. Ne jemi përpjekur t’i flasim të gjithëve atyre që e gjejnë veten aty.”

Me një kast aktorësh profesionistë, “Revizori” do të vihet në skenë ketë të shtunë në orën 19:00, ndërkohë që publiku mund ta ndjekë në të njëjtën orë edhe të dielën. Kesaj jave biletat jane te shitura.

71072958_940280366335790_6095629276831285248_o.jpg71182459_940280379669122_6266960762128826368_o.jpg

Modifikuar më Hënë, 30 September 2019 13:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...