Reagon Vlora Çitaku rreth ndarjes së çmimit “Nobel” për Peter Hendke: Vendim i turpshëm!

E Enjte, 10 October 2019 16:00

Shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe shkrimtari austriak Peter Handke, janë fituesit e fundit të çmimit prestigjioz “Nobel” për Letërsinë, që u nda sot në Suedi.

Mirëpo, njëri nga fituesit ka ngjallur debat, pasiqë shkrimtari Peter Handke ka qenë një adhurues i madh i Milosheviç-it, shkruan KultPlus.

Rreth kësaj çështjeje ka reaguar edhe ambasadorja Vlora Çitaku, e cila veprimin e ka konsideruar skandaloz. Ku përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook, ajo ka thënë:

Skandaloze!

 Komiteti Nobel vendos që të shpërblejë me çmimin e këtij viti në letërsi shkrimtarin Peter Handke – një njeri që lavdëroi Milosheviç-in – “Kasapi i Ballkanit” dhe mbështeti regjimin e tij gjenocid. Nuk ka asgjë fisnike në lidhje me këtë! Ky është një vendim absurd dhe i turpshëm.

***

Handke mori pjesë në varrimin e njërit prej udhëheqësve më famëkeq në botë Sllobodan Milloseviç dhe ishte pranë tij me idenë për spastrimin e shqiptarëve.

Ishte viti 2006 kur Sllobodan Millosheviçi ndërroi jetë, dhe në funeralin e tij laureati i sotëm i “Nobelit” për letërsi, i mallëngjyer u shpreh: “Afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Millosheviçit”.

Por, fituesi i çmimit Nobel në një deklaratë të tij, pati thënë: Ndonjëherë do të doja të isha një murg ortodoks serb që lufton për Kosovën.

Modifikuar më E Enjte, 10 October 2019 16:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...