Çmimi “booker prize” ndahet mes dy shkrimtareve Atwood dhe Evaristo

E mërkurë, 16 October 2019 11:59

“Booker prize”, çmimi i librit këtë vit iu akordua dy autoreve, kanadezes Atwood dhe britanikes Evaristo. Kjo është hera e parë që një shkrimtare me ngjyrë bëhet fituese e çmimit të librit.

Këtë vit “Booker prize” apo thënë ndryshe çmimi I librit në letërsi u nda mes shkrimtares kanadeze Margaret Atëood dhe autores britanike, Bernardine Evaristo. Kjo është hera e parë që çmimin e fiton edhe një shkrimtare me ngjyrë.

Kryetari Peter Florence, tha se 5 anëtarët e jurisë nuk mundën të zgjidhnin vetëm një fitues mes thrillerit “Testamentet” të Atëood dhe rrëfimit për gratë me ngjyrë të Evaristos, “Vajzë, grua, tjetër”.

Dy shkrimtaret thanë se ishin të lumtura që ndanin çmimin. "Do të ishte mjaft e sikletshme që një person i moshës sime të fitonte gjithçka duke u bërë pengesë për një autore të re," tha Atwood, e cila në moshën 79 vjeçare është fituesja më e vjetër që merr këtë çmim.

Ndërsa Evaristo u shpreh se çmimi “Booker” ishte diçka që deri sot I dukej i paarritshëm. "Kështu që unë jam thjesht e kënaqur për çmimin edhe për faktin që do e ndaj atë," tha ajo.

“Booker prize” është themeluar në vitin 1969 dhe është i hapur për autorët në gjuhën angleze nga e gjithë bota. Kjo është hera e dytë që çmimi ndahet mes dy autorëve, çka përcaktoi edhe ndryshimin e rregullit me një fitues të vetëm.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjykata e Posaçme lë në burg rrëmbyesit e Jan Prengës

Politikë

Gjykata e Posaçme lë në burg rrëmbyesit e Jan Prengës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rikonfirmuar masat e sigurisë për 6 personat e akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Kështu...

Prekëse/ Vdiq në tërmetin e 26 nëntorit, anglezët i ngrenë memorial

Politikë

Prekëse/ Vdiq në tërmetin e 26 nëntorit, anglezët i ngrenë memorial

Një kompani britanike ka vendosur të përkujtojë në mënyrë të veçantë një koleg shqiptar që vdiq gjatë tërmetit të 26 nëntorit. '001 Taxis' ka ngritur një memorial në zyrat e saj...

Rritet paniku nga gripi/ Pasi vdiqën 7 persona, rëndohet gjendja e 2 të shtruarve në spital

Aktualitet

Rritet paniku nga gripi/ Pasi vdiqën 7 persona, rëndohet gjendja e 2 të shtruarve në spital

Situata paraqitet kritike pasi dy persona janë në gjendje të rëndë për shkak të gripit, ndërsa gjithsej janë 13 pacientë që po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK. Lajmin e ka...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!