‘Butrinti me koncesion’, Neritan Ceka: Fondacioni fantazmë me plan mafioz, po vepron praktika e Gadafit

E Enjte, 17 October 2019 14:44

Politikani dhe arkeologu i njohur, Neritan Ceka ka folur ashpër për “Planin e menaxhimit të integruar të Butrintit”, i cili u dorëzua dy ditë më parë në Ministrinë e Kulturës nga shefi i bordit “Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim”, Michael Granoff.

Ceka tha në një intervitë për “Gazetën Shqiptare” se nuk është thirrur asnjëherë në asnjë konsultim me palët.

“Nuk është thirrur as Auron Tare që është krijuesi i parkut në formën që ka marrë sot. Veç kësaj, ai është edhe anëtar i Këshillit të UNESCO në Paris, ku përfaqëson pasuritë botërore të Shqipërisë, pra edhe Butrintin. Kur tre vjet më parë nga Ministria e Kulturës u bë shpallja e këtij projekti në Muzeun Historik Kombëtar, ai deshi të fliste dhe nuk e lanë. Nuk është thirrur as Instituti i Arkeologjisë që vazhdon kërkimet pa ndërprerje, që nga viti 1970 me Dhimosten Budinën, Kosta Lakon, Richard Hodges dhe më grupin që punon tani nga Instituti i Arkeologjisë dhe nga Universiteti i Maceratës”, deklaroi arkeologu, ndërsa tha se ministria e Kulturës nuk ka asnjë specialist trashëgimie në grupin e punës.

“Ky projekt ka të bëjë vetëm me Parkun Arkeologjik dhe jo me atë natyror.

Draft projekti i është dhënë një studioje që quhet “Prince + Pearce”, e cila deri tani ka bërë vetëm një projekt për Volorekën. Për të thënë se sa bujarë janë, e vendosin vetë çmimin në 250 mijë dollarë. Dhe e vendos ai që do ta marrë si koncesion dhe kjo është në kundërshtim me ligjin. Kjo quhet një ofertë e pakërkuar dhe ky është një objekt për prokurorinë. Ajo zonja ministre, që del e flet me kaq kompetencë, unë kam frikë se do të përfundojë në prokurori këto ditë”, theksoi ai, ndërsa tha se ministrja Elva Margariti gënjen.

“Unë dëgjova ministren dhe them se ajo gënjen në mënyrën më të paturpshme. Nuk është mirë që një zonje, t’i thuash se gënjen, por gënjen, gënjen, gënjen! Krahasimi që ajo bën me British Heritage, që kuron Stonehnege, është një model krejt tjetër. Fondacioni atje është 100% shtetëror. Fondacion British Heritage që menaxhon që nga Stonehenge dhe deri në Buckingham Palace, është shtetëror. Në fillim është financuar 90% nga shteti sot financohet 14%. Dhe vetëm me sistemin që ka krijuar, pra me biletat, me aktivitetet, librat etj, ka arritur që të mbulojë të gjithë kujdesin për monumentet në Angli. Mjafton të klikoni tek “British Heritage” dhe do të shikoni që është një strukturë e ngritur nga dashuria për arkitekturën dhe artin, nga përgjegjësia për ta bërë atë pronë të miliona anglezëve, por edhe turistëve të huaj, dhe jo nga dëshira banditeske për të grabitur një pasuri të krijuar nga breza arkeologësh e restauratorësh. Do të shikoni që vetëm “Stonehenge Environmental Improvements Programme” po mbështetet nga dhjetëra donatorë si : The Heritage Lottery Fund, The Monument Trust, The Ëolfson Foundation, Fidelity UK Foundation, The Linbury Trust, The Headley Trust, Garfield Ëeston Foundation, etj.”, deklaroi Ceka.

Sipas tij fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim është fantazmë.

“Ky është një fondacion fantazmë, kjo është nëndetësja pirate me flamurin e zi, me kafkën edhe me kockat për arkeologjinë dhe për trashëgiminë shqiptare. Është një turp që po bëhet kjo gjë, në vend që të bëhet një Albanian Hertage, 100 % shtetëror, ku drejtori i fondacionit emërohet nga ministri i Kulturës, por bordi bëhet nga specialistë, jo nga zyrtare, jo nga rrogëtarë, jo nga të ashtuquajturat “institucione” ku nuk ka më asnjë profesor, asnjë doktor shkencash. Çfarë institucionesh kanë në varësi? I emërojnë vetë dhe i bëjnë pjesë të rrjetës së biznesit të tyre. A e dini ju që në Durrës, është emëruar drejtor i Trashëgimisë, ai që ka qenë drejtor i spitalit. Kjo është një katastrofë. As në kohën e Sulltan Hamitit nuk ka qenë kështu gjendja e monumenteve në Shqipëri. Me ardhjen e këtyre dy zonjave i kanë vënë ferrën tërësisht trashëgimisë kulturore”, u shpreh arkeologu, ndërsa tha se projekti ka nisur tre vite më parë dhe ngriti akuzat se është plan mafioz.

“Ka nisur tre vjet më parë vjet dhe është plan mafioz, nga një Fondacion Amerikan Shqiptar, që ka lënë nam në Gjirokastër. Demek sikur restauruan Pazarin e Gjirokastrës me fondet e tyre. Kam parë dhe dokumentuar me foto dhe film mënyrën se si punonin me mjete me zinxhir mbi kalldrëmet e qytetit. Se si shkatërronin me ekskavator kanalizimet dhe ndërtesat e shek XVI-XVII që ruheshin nën ato kalldrëme. Sipas ligjit këto punime duhet të miratoheshin nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe duhet të ndiqeshin nga arkeologët e fondacionit dhe të Drejtorisë rajonale. Askush prej tyre! Sepse z.Granoff, mik i të gjithë kryeministrave, ministrave e deputetëve, preokupimin më të vogël ka ligjin shqiptar. E shkel, e ndërron si dhe kur i do qejfi. Dhe në fund, a e dini çfarë ndodhi? Për herë të parë në kaq shekuj u përmbyt pazari i Gjirokastrës. Në çdo vend të qytetëruar, me një traditë të gjatë të kujdesit për trashëgiminë kulturor, ky fondacion do të ishte mbyllur dhe jo t’i jepet Butrinti”, tha ai, teksa deklaroi se po vepron praktika e Muhamar Gadafit.

“Kjo është turp, për një vend që gjendet para dyerve të BE, por ku vepron ende praktika Mobutut, apo Gadafit. Deri në ardhjen e zonjave bionde në krye të Ministrisë së Kulturës kishim një institucion modern në krye të trashëgimisë kulturore, por që u shkatërrua, për t’i hapur rrugën grabitjes”, u shpreh Ceka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...