“Shumë zhurmë për asgjë” vjen në skenën e Teatrit të Gjakovës, regjisorja premton një nivel të lartë artistik

Diel, 20 October 2019 10:37

Me subjekt satirik dhe problemor, komedia “Shumë zhurmë për asgjë” e cila i përket periudhës së pjekurisë së Shekspirit, njihet për motivin në të cilin mbështetet, motiv ky që është i njohur që në antikitet dhe rishfaqet në mjaft autorë të kohës së Shekspirit: ai njihet si motivi i “kipcit” ose i ngatërresës që vjen si pasojë e ngjashmërisë fizike mes dy personazhesh të ndryshme, ky motiv tashmë është marrë në dorën e regjisores Zana Hoxha për ta jetësuar në skenën e teatrit të Gjakovës, shkruan KultPlus.

E konsideruar si një nga komeditë më të mira të Shekspirit, me plot nuanca romantike dhe situata komike, vepra vjen në skenën e teatrit nën lojën e trupës së gjeneratës së re të aktorëve gjakovar dhe koreografit Robert Nuha.

Të ftuar nga Leonati, Princi i Aragonës dhe pasuesit e tij mbërrijnë në Mesinë, dhe këtu trimat e rinjë i ritakojnë dashuritë e vjetra, që do t’i shtyjë këta të rinjë të bëjnë të pamundurën të fitojnë zemrat e vajzave të reja të shtëpisë. Përplasja e personazheve karizmatike do të dhurojë një përrallë me plot kthesa që kanë për qëllim përplotësimin e dashurisë. Përmes gjetjes, ngjarja është e vendosur në kontekst me arbëreshët e Italisë, që ka përmbushur aspektin muzikor të shfaqjes. Duhet cekur se kjo është hera e parë që në teatrin e Gjakovës, dyzet vite pas themelimit, vihet në skenë një vepër e Shekspirit.

ba-728x430.jpg

“Është hera e parë që po e realizoj një tekst të Shekspirit në një skenë të madhe dhe dihet që tekstet e Shekspirit janë ndër më të vështirat dhe më sfidueset për secilin regjisorë, por unë dëshiroja që pikërisht këtë vepër ta realizoj në një teatër siç është ai i Gjakovës, duke marrë parasysh edhe trupën e re të aktorëve dhe publikun gjakovarë, gjithashtu duke marrë parasysh që kjo është një ndër veprat e mia të preferuara nga Shekspiri dhe ku më mirë se në Gjakovë ta sjell këtë vepër që nuk është inskenuar kurrë më herët”, ka thënë regjisorja për KultPlus.

Përmes kësaj shfaqje, Zana synon të krijojë një atmosferë e cila inspiron, një atmosferë të një nivelit të lartë artistik, një tendencë që një tekst shumë klasik të arrijë përmes një qasje bashkëkohore, të sjell më të mirën nga trupa dhe të kënaqë publikun.

“Është punuar shumë që të bëhet një shfaqje që trajton një komedi të shkruar shumë shekuj më herët po të sjellë në një frymë bashkëkohore e cila komunikon me zemrat e publikut sot”.

Aktorët të cilëve ju është besuar loja për këtë shfaqje, janë: Vali Krasniqi, Vlera Pylla, Ylber Mehmeti, Besfort N Berberi, Mikel Markaj, Vlora Dervishi, Edmond Hafizademi, Valon Pallaska, Edi Gjakova, Yllka Lota, Altina Kusari dhe Hysen Binaku.

Skenografia është realizuar nga Petrit Bakalli, kostumografe: Alma S. Krasniqi, kompozitor: Memli Kelmendi, mjeshtër vokali: Adhurim Grezda, inspicient: Arben Lleshi, ndriçues: Qendrim Rruka, pëshpëritëse: Servete Kryeziu, tonist: Artan Bishtazhini.

“Shumë zhurmë për asgjë” vjen premierë më datë 16 dhe 17 tetor në ora 20:00 në Teatrin e Gjakovës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në rrugën e Zall Bastarit në Tiranë, mjeti del nga rruga, ndërron jetë pasagjeri 24- vjeçar

Kronikë

Aksident në rrugën e Zall Bastarit në Tiranë, mjeti del nga rruga, ndërron jetë pasagjeri 24- vjeçar

  TIRANANjë aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën e Zallbastarit në Tiranë teksa ka ndërruar jetë një pasagjer 24- vjeçar. Saktësisht, një mjet ka dalë nga rruga tek vendi I quajtur...

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

Aktualitet

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

  Aktori i mirënjohur Zef Deda ka folur hapur për mënyrën e aktrimit të artistëve të rinj sot. Ai është shprehur se sot aktorët nuk bëjnë për të qeshur pasi libretisti që...

KLGJ:Ardian Dvorani pa mandat nga viti 2014

Politikë

KLGJ:Ardian Dvorani pa mandat nga viti 2014

  Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar dje vendimin për largimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Vendimi për Dvoranin u mor më 11 qershor, ndërsa dje...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!