"I burgosuri i Katit të 15-të”, të shtunën në Teatrin Kombëtar

E Enjte, 24 October 2019 11:00

Shfaqja teatrore "I burgosuri i Katit të 15-të" nga Neil Simon mbrëmjen së shtunës vjen në skenën e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit lajmëron se shfaqja vjen në skenë në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit. Vepra teatrore është me regji nga Stela Doka, dhe në role do të jenë studentë nga Fakultetet e Mjekësisë, Shkencave Sociale dhe të Natyrës, Politeknik dhe Bujqësor. Në katin e 15-të, ku jetojnë personazhet e kësaj komedie Robert Simoni dhe Liliana, gjithçka merr tatëpjetën për jetën e tyre (që njëherazi është nisja e ngatërresave të shfaqjes), kur Robi humb vendin e tij të punës. Kjo gjendje e papritur për një burrë të moshës së mesme, i cili fillon të preokupohet me ndotjen, me zhurmën e qytetit, zënkat me fqinjët nga të cilët i ndajnë muret e holla të apartamentit, vjedhja e banesës dhe ngjarje të tjera që vijnë varg, çojnë Robin në një krizë të thellë psikike. Krahas situatave të shumta komike të vet çiftit, pas eskalimit të gjendjes shëndetësore të Robit, në skenë paraqiten tri motrat dhe vëllai i tij. "I burgosuri i Katit të 15-të” është vepër e autorit Neil Simon, që mban dhjetëra çmime botërore për teatër dhe film. Në fillim të karrierës së tij Simon shkroi për personalitete të mëdha televizive, duke përfshirë Phil Silvers dhe Sid Cezar. Më vonë ai shkroi edhe për filma dhe me punë u bë një dramaturg, që fitoi famën e tij të përhershme me një seri të gjatë të veprave të shkruara me mjeshtri, që e mbanin emrin e tij në tendat e “Broadway” pothuajse pa ndërprerë gjatë gjithë viteve ‘60 e ’70, duke filluar nga hiti, që e bëri të famshëm “Barefoot in the Park” 1963, “The Odd Couple” 1965, dhe vijuar me suksese si “Suita Plaza” 1968, “The Prisoner of Second Avenue” 1971, etj. Simon u ngrit më lart në respektin kritik në vitet e ’80 me trilogjinë e tij të errët gjysmëautobiografike “Brighton Beach Memories”1983, “Biloxi Blues” 1985 dhe “Broadway Bound” 1986. Në vitin 1991 Simon fitoi çmimin “Tony”, si dhe njërin nga çmimet më të rëndësishme të dramaturgjisë amerikane, çmimin “Pulitzer” për “Lost in Yonkers”, një tjetër komedi autobiografike e që ishte gjithashtu suksesi i tij i fundit në “Broadway”. Veprat e Neil Simon janë vënë në skenë edhe në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...