“Eldorado”, pas Tiranës në skenën e teatrit të Shkodrës

Premte, 01 November 2019 10:06

Drama "Eldorado" me regji nga Stefan Çapaliku pas skenës së teatrit në Durrës, nuk mungoi dhe premierë në Tiranë, ndërsa nesër në mbrëmje do të jetë në qytetin e Shkodrës. Vepra teatrore mbrëmë u shfaq në “ArTurbina” salla 150, me interpretimin e aktorëve Suela Bako, Ervin Doko, Andia Xhunga, Besmir Bitraku, Ina Morinaj, Ledian Gjeçi. Në veprën nga autori gjerman Marius von Mayenburg, shtrohet pyetja, si mund të jetohet kur krime kryhen në emër të demokracisë. “Te “Eldorado”, dramë e shkruar në vitin 2006, përtej pamjes së drejtpërdrejtë të teksturës shtrohet një pyetje kokëfortë: Si mund të vazhdojmë të jetojmë, kur krime të papërshkrueshme po kryhen në emër të demokracisë dhe qytetërimit perëndimor? Në vepër kemi Antonin, tregtar i madh pasurish të patundshme, falimenton prej spekulimeve. Financimi i banesës së kushtueshme është krejt i pasigurt, por përtej kësaj, gruaja e tij, një pianiste e palumtur me talentin e saj, i rrëfen se është shtatzënë. Vjerrën e kamur e bind të investojë në një pronë në një qytet të largët, të sapo pushtuar nga një fuqi perëndimore. Kur në qytetin e huaj shpërthen një revoltë kundër pushtuesve dhe humbet përfundimisht shpresa për fitim, vjerra këmbëngulëse kërkon mbrapsht kapitalin e saj dhe këtu nis tatëpjeta e Antonit. Skena qesharake deri në dhimbje të lumturisë në martesë dhe të gjendur në kolaps, i lënë vendin ndërtimeve të larta dhe bombave, që bien në Berlin ose Bagdad. Në sfond mbetet prania këmbëngulëse e luftërave të largëta dhe gjysmë të harruara të perëndimit, të cilat mbeten të fiksuara në ekrane vetëm si pamje periferike. Eldorado pyet se si mund të jetojmë, kur në emër të fesë ose demokracisë perëndimore ushtrohet një dhunë e papërshkrueshme. Marius von Mayenburg lindi më 21 shkurt 1972 në Mynih. Në vitin 1994, Mayenburg filloi studimet në Hochschule der Künste në Berlin. Drama e tij e parë, “Haarmann”, u vu në skenë në Deutsches Theater në Berlin më 1996. Që nga viti 1999 ai është dramaturg në Schaubuhne në Berlin. Ai u bë i njohur kryesisht me dramën e tij “Fireface”, shkruar në 1997. Shfaqja ishte produksion i teatrit bashkiak të Mynihut më 1998. Më pas Marius von Mayenburg është i pranishëm në teatrin Kleist në Frankfurt dhe në Deutsches Schauspielhaus në Hamburg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...