Së shpejti publikohen këngët e Festivalit të 58-të në TVSH

Tuesday, 19 November 2019 11:11

Së shpejti pritet të publikohen këngët pjesëmarrëse në Festivalin e TVSH-së në dhjetor.

Me gjithë kritikat, fjalët e thashethëmet rreth edicionit të këtij viti, asgjë ende nuk dihet për këngët dhe bashkëpunimet që do të vijnë në këtë festival.

Si gjithmonë, kush e fiton festivalin udhëton drejt Eurovizionit të vitit 2020 ku do ta përfaqësojë Shqipërinë.

Është çështje e ditëve se kur do të dalin këngët, të cilat këtë vit do të dëgjohen edhe para festivalit që do të mbahet me 19, 20 dhe 22 dhjetor.

Emrat që po përfliten se do të mund të triumfojnë në festival janë Elvana Gjata, Arilena Ara dhe Olta Boka, por nuk mund të mos e harrojmë edhe Kamela Islamajn, Uendi Mancakun, Tiri Gjocin e Era Rusin, edhe këto vokale të fuqishme që do të jenë pjesë e këtij edicioni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...