Komedia “Shirli Valentina” pas skenës së Durrësit, edhe në Tiranë dhe Korçë

Diel, 24 November 2019 09:15

Komedia “Shirli Valentina” këtë mbrëmje shfaqet për publikun në skenën e teatrit të qytetit të Durrësit. Vepra e autorit të njohur Willy Russell, me regji nga Driada Dervishi dhe interpretimin e aktores Olta Daku këtë sezon artistik shënon sonte mbrëmjen e dytë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Pas skenës teatrore të Durrësit, komedia do të vijojë të jetë për publikun dhe në qytete të tjera. Mbrëmjet e datave 7 dhe 8 dhjetor “Shirli Valentina” do të jetë në skenë te “ArTurbina” në Tiranë dhe në mbrëmjet e datave 21 dhe 22 dhjetor do të jetë në teatrin “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Korçës. Komedia me interpretimin e aktores së njohur Olta Daku vjen përmes notave të humorit për publikun. Për regjisoren Driada Dervishi, “Shirli Valentina” vjen në skenë përmes një loje të mrekullueshme të aktores Olta Daku. Regjisorja Driada Dervishi sjell për herë të parë një nga veprat më të suksesshme të autorit anglez Willy Russell, ku “Shirli Valentina” është konceptuar në formën e një “One woman show” dhe përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme. “Shirli Valentina vjen nga një aktore, që mishëron humorin, ashtu edhe ngrohtësinë, vrullin dhe kurajën, sarkazmën dhe autoironinë, e cila, përmes Shirlit, na fton për të besuar se nuk është asnjëherë shumë vonë për të realizuar ëndrrat. Aktorja e njohur Olta Daku vjen në skenën e Durrësit me këtë komedi, pas çmimit si “Aktorja më e mirë” në festivalin ndërkombëtar teatror “Othello”.Me këtë komedi aktroja është mirëpritur më parë në skena, por dhe këtë herë po merr vlerësimin e publikut, ku pas Durrësit do të jetë në Tiranë, por dhe në skenën e Korçës. Skena dhe kostumet janë përgatitur nga Laedia Hajdari, përpunim muzikor Julian Shyti, koreograf Elton Cefa dhe përkthyes i veprës është Artur Lena.

“Shirli Valentina” , që njihet si një nga veprat më të suksesshme të autorit Willy Russell, qëndron prej tri dekadash në repertorin e teatrove angleze. Por pasi është vënë në mbi 30 vende në mbarë botës, në skenën e teatrit në Shqipëri vjen për të përcjellë të tjera momente argëtuese. Regjisorja Driada Dervishi më herët ka treguar se roli kryesor Shirli për Olta Dakun, duket se është i shkruar për atë si aktore. Në tre dekada në skenat e huaja, por sipas regjisores Dervishi siç vjen në skenën shqiptare është një formë për herë të parë. “Mënyra e të ndërtuarit të frazës të duket si një humor i përditshëm, por brenda ka dhe një lloj ironie dhe poezie them që janë virtyte që ajo i ka si aktore. Një komedi që ka 30 vjet që është në repertor të teatrit anglez. Në këtë formë, që vjen për skenën shqiptare është për herë të parë në Shqipëri”, tregon regjisorja Driada Dervishi. “Shili Valentina” e autorit Russell është një komedi klasike dhe moderne, nga e cila sipas regjisores Dervishi publiku do të vazhdojë të buzëqesh gjatë edhe pasi shfaqja të ketë mbaruar. Pas bashkëpunimeve të suksesshme në shfaqjet "Vanja, Sonja e Masha, etj" dhe "Sonte luajmë pa tekst", aktorja e mirënjohur Olta Daku dhe regjisorja Driada Dervishi vijnë në bashkëpunimin e tyre të tretë me një komedi hit, një nga veprat më të suksesshme të autorit anglez Willy Russell. Vjen historia e një gruaje, e cila në rol kryesor ka aktoren e njohur Olta Daku, që vendos të mos flasë më me murin e kuzhinës. E vënë në shumë skena të botës vepra “Shirli Valentina” është edhe fituese e çmimit “Lorenc Oliver” si komedia më e mirë e vitit 1988. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...